LAJMI I FUNDIT:

Njëri ndër më të vjetrit, më të mëdhenjtë dhe më të guximshmit: Ky është qeni më i shtrenjtë në botë

Njëri ndër më të vjetrit, më të mëdhenjtë dhe më të guximshmit: Ky është qeni më i shtrenjtë në botë

Para disa vjetësh këlyshi i Mastiffit të artë tibetian, njëvjeçar, (lloj buldogu)me lartësi prej 80 centimetrash dhe peshë madje prej 90 kilogramësh, është shitur për dy milionë dollarë

Pos që këlyshi e ka bërë shumë të lumtur kinezin i cili e ka blerë, është bërë këlyshi më i shtrenjtë i shitur në botë, dhe atë rekord e mban e sot e kësaj dite.


Disa rritës të qeneve dallojnë dy “lloje” mastiffësh tibetianë, transmeton Telegrafi.

Tebetianët njërin e quajnë Drog-Khyi, që do të thotë “qen nomad” apo “qen i cili mund të lidhet”, “qeni i cili mund të ruhet”.

Lloji tjetër është Tsang-Khyi (që në gjuhën tibetiane do të thotë vetëm “qen nga Canga”) dhe ka të bëjë me llojin më të lartë, më të rëndë dhe me kocka shumë më të mëdha.

Si edhe të gjitha racat e qenve rojtarë, janë shumë të guximshëm, inteligjentë dhe shumë besnikë familjes njerëzore të tyre.

Pas shitjes spektakolare prej dy milionë dollarësh, rritësit e qenve i janë “përkushtuar” këtyre qenve, mirëpo, ka rezultuar që janë shumë të shtrenjtë për t’u kujdesur për ta, dhe se fama e tyre u ka kaluar shpejt.


Mastifffi tibetian shumëzohet me vështirësi. Në botë numërohen vetëm rreth 300 mijë, por numri i atyre me racë të pastër nuk i kalon këtë shifër.

Tani Mastifët tibetianë jo vetëm mund të kullosin bagëtinë, por shumë prej tyre mund të përdoren edhe për mbrojtjen nga shpërthimet, për ruajtjen e fabrikave e uzinave, të oborreve etj.

Në disa familje me vila një qen Mastiff tibetian mund të zgjidhë të gjitha problemet në vend të rojave, që ruajnë ditë e natë me shpenzime të larta.

Ish-trajneri legjendar kinez i krosit Ma Junren, i cili rrit mastifët tibetianë thotë: „Qeni Mastiff tibetian e mbron me jetën e vet të zotin. Derisa t’i rrahë zemra, ai nuk përkulet para armikut“. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura

Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura

Lule
Gjashtë stile të mjekrës që zbulojnë personalitetin tuaj! (Foto)

Gjashtë stile të mjekrës që zbulojnë personalitetin tuaj! (Foto)

Stil
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
Kalo në kategori