Njerëzit sapo e kanë kuptuar se e kanë shqiptuar emrin Mercedes gabim gjatë gjithë jetës së tyre
Mercedes është një nga markat më ikonike, të njohura në botë, por rezulton se shumë njerëz po e shqiptojnë emrin e tij gabim.
Marka gjermane është sinonim i stilit, historisë dhe inovacionit.
Kompania e veturave luksoze u themelua në vitin 1926 nga katër persona – Karl Benz, Gottlieb Daimler, Wilhelm Maybach dhe Emil Jellinek.
Mercedes u krijua pasi Emil Jellinek u frymëzua nga emri i vajzës së tij.
Kompania më pas vazhdoi të bëhej një nga markat më të famshme në të gjithë globin – por kjo nuk do të thotë që të gjithë kanë zotëruar shqiptimin e saktë të emrit të saj, përcjell Telegrafi.
Në një studim të fundit, britanikëve iu kërkua të shqiptonin saktë emrat e 30 prodhuesve më të njohur të veturave, si dhe t’i dallonin logot e tyre.
Mercedes u zbulua të jetë ndër markat më të vështira për t’u shqiptuar me vetëm 20% të britanikëve që përdorin një shqiptim autentik, ndërsa shumica iu referuan si “Mer-say-deez”.
Testi pranoi si shqiptimin spanjoll “Mer-th-eh-des Benz”, si dhe shqiptimin më të zakonshëm gjerman, “Mer-say-dez Benz”, si të sakta.
Por shumë njerëz nuk mund të bien dakord për shqiptimin e saktë të markës legjendare, me një person që i drejtohet Reddit për udhëzime.
“Më ndihmoni. Unë them Merseedays. Nuk e di ku e kam dëgjuar. Komentatorët e F1 thonë Mersaydees në TV. A ka dikush ndonjë regjistrim të shqiptimit të mëparshëm?”, tha ai.
Një person u përgjigj: “Mair-they-dayth”, ndërsa një tjetër tha “Mur – Say – Deez” dhe një i tretë tha se “Mënyra e saktë gjermane për ta shqiptuar atë është Mertz-saydez”.
Llogaria popullore Historic Vids ndau një video që diskutonte krijimin e emrit të markës legjendare dhe thjesht shkroi: “CEO i Mercedes-Benz, Ola Källenius tregon se si lindi emri “Mercedes”.
Në pamje u konfirmua historia e dëshirës së Jellinek për të nderuar emrin e vajzës së tij.
Ndryshe, logo e kompanisë dëshmon se, pavarësisht nga ndonjë konfuzion në mënyrën e saktë të shqiptimit të emrit, marka ende krenohet me njohje mbresëlënëse. /Telegrafi/
Mercedes-Benz CEO Ola Källenius shares how the name ‘Mercedes’ came about. pic.twitter.com/h7xh29lYv3
— Historic Vids (@historyinmemes) June 12, 2024
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMercedes-AMG PureSpeed prezantohet ekskluzivisht në Abu Dhabi
Prodhohet njësia e parë e hiperveturës Praga Bohema
G-Class më e shpejtë ndonjëherë vjen me një çmim 'marramendës'
Hyundai prezanton SUV-in Palisade me nëntë ulëse
Lancia më interesante për të cilën mund të keni dëgjuar është në shitje
Mitsuoka prezanton veturën M55 Zero Edition – për ta pasur duhet paguar 3.500 euro depozitë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Olta Gixhari tregon pse s’është pjesë e spektalit të sotëm
Pas situatës me Xhenetën, familja e Drilonit kanë një kërkesë për produksionin
Shoferi i një kamioni të Kosovës vdes papritmas në doganën e Serbisë
Si e morën kontrollin rebelët anti-Assad?
Grubi në listën e zezë amerikane, Bujar Osmani i mërzitur largohet nga emisioni LIVE
Kurti: Jemi pajisur me një aparaturë e cila është e vetmja në rajonin e Ballkanit