Njëqind milionë eurot e ndara nga Qeveria e Kosovës për kategori të ndryshme të shoqërisë janë një ndihmë afatshkurtër për to dhe jo një zgjidhje e përhershme e problemeve të tyre, thonë profesorë të ekonomisë dhe deputetë të partive opozitare.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi të martën se, në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike, të gjitha kategorive të pensionistëve, punëtorëve të sektorit publik e privat, si dhe studentëve do t’iu ndahen nga 100 euro shesë në muajin prill.
Familjet që përfitojnë asistencë sociale do të kenë po ashtu dyfishim të vlerës së saj për këtë muaj.
Sipas Kurtit, janë rreth 800 mijë qytetarë të Kosovës që do të përfitojnë nga këto shtesa të ndara nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike.
Kjo pako, me vlerë prej 420 milionë eurosh, është miratuar nga Qeveria e Kosovës vitin e kaluar, për t’i ndihmuar qytetarët dhe bizneset t’i adresojnë humbjet e pësuara nga pandemia e koronavirusit.
Por, profesori i ekonomisë në Kosovë, Safet Gërxhaliu, thotë se pasojat e krizës ekonomike nuk mund të zbuten me vendime të shpejta.
“Ndarja e 100 milionë eurove që është bërë nga kryeministri Albin Kurti, duhet të duartrokitet, mirëpo kjo nuk është zgjidhje. Kosova ka nevojë për një zgjidhje afatmesme dhe afatgjate. Zgjidhja e vetme në këtë drejtim është ndryshimi në politikat fiskale dhe tatimore, sepse ky muaj do të kalojë… çfarë do të ndodhë në muajin maj, kush do ta mbulojë?”, thotë Gërxhaliu.
Për shkak të pandemisë së koronavirusit, çmimet e produkteve në Kosovë, sikurse në vende të tjera të botës, kanë nisur të rriten qysh vitin e kaluar.
Rritja ka vazhduar edhe pasi Rusia ka nisur luftën në Ukrainë, në muajin shkurt, pasi të dyja këto vende janë ndër eksportueset më të mëdha të grurit dhe produkteve të tjera.
Sipas të dhënave zyrtare, inflacioni në muajin mars në Kosovë ka arritur në 10 për qind, krahasuar me muajin mars të vitit 2021.
Profesori i ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Nagip Skenderi, thotë se shtesa prej 100 eurosh është “lëmoshë”, krahasuar me normën e lartë të inflacionit.
“Në këtë kontekst, konsideroj se do të ishte më mirë që konform normës së inflacionit, respektivisht konform pasojave të krizës ekonomike botërore, që po reflektohet edhe në ekonominë e vendit, Qeveria të shkojë paralelisht – në mënyrë të ekuilibruar – me ngritje të pagave, ngase pagat garantojnë përmirësim të standardit social”, thotë Skenderi.
“Ko ndihmë [prej 100 eurosh] nuk përfshin mijëra të papunë dhe ata që merren me bujqësi”, shkroi në një postim në Facebook Avdullah Hoti, deputet nga partia opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës.
Ndarja e 100 eurove për secilin të punësuar në sektorin publik, deri në miratimin e Ligjit për paga, ka qenë një nga kërkesat e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës në protestën e 8 prillit në Prishtinë.
Udhëheqës të BSPK-së nuk iu përgjigjën pyetjes së Radios Evropa e Lirë se a janë të mjaftueshme 100 euro për një muaj për punëtorët e sektorit publik.
Por, në një komunikatë për media, BSPK-ja tha se “mbështetja financiare është e mirë, çfarëdo qoftë ajo”.
“BSPK-ja pret që hartimi i projektligjeve, miratimi dhe plotësim-ndryshimi i ligjeve të veçanta për jetën e të punësuarve, të ecin dhe të rregullojnë fushat përkatëse asisoj që të mos ketë hapësirë e as nevojë të kërkohet që të ndodhë ndryshe”, tha po ashtu BSPK-ja.
Udhëheqës të Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, e cila bën pjesë në kuadër të BSPK-së, thonë se janë pjesërisht të kënaqur me vendimin e Qeverisë për shtesat.
Rrahman Jasharaj, kryetar i kësaj sindikate, thotë se Qeveria duhet ta ndajë këtë vlerë të mjeteve deri në miratimin e Projektligjit të pagave.
Nga Qeveria e Kosovës kanë thënë së voni se Projektligji për pagat, që parasheh rritje të tyre, është në fazën e fundit të hartimit dhe se ai pritet të dërgohet për miratim në Kuvend gjatë muajit prill.
Kryeministri Kurti njoftoi të martën se në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë, që do të mbahet më 13 prill, do të miratohet edhe projektligji që i hap rrugë rritjes së pagës minimale.
Ai paralajmëroi se paga minimale do të rritet në 264 euro bruto, apo 250 euro neto, dhe se ata që marrin këtë shumë do të lirohen nga tatimi.
Sipas Kurtit, nga kjo rritje do të përfitojnë mbi 100 mijë punëtorë.
Paga minimale në Kosovë aktualisht është 170 euro dhe ajo nuk ka ndryshuar qysh në vitin 2011. Agjencia Evropiane e Statistikave e ka vlerësuar këtë pagë si më të ulëtën në Evropë.
Paga mesatare bruto, ndërkaq, është rreth 460 euro.
Në sektorin publik, paga mesatare bruto është rreth 620 euro, ndërsa në sektorin privat rreth 380 euro.
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë më herët për Radion Evropa e Lirë se, në bazë të një analize të bërë, shporta mujore e një familjeje katëranëtarëshe në Kosovë kap vlerën prej 470 eurosh./rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDacia Duster i ri, për ne, për njerëz të vërtetë
GLADIATOR II vjen në CINESTAR me 13 nëntor në natën CINEPREMIERE
Është koha të investoni në të ardhmen tuaj me Kompleksin Linda!
Shkarkoni aplikacionin mobil të IP Petrol dhe përfitoni ofertat ekskluzive!
Shtrenjtohen biletat e fluturimeve mbi 10 për qind në Kosovë
Uniforma Ushtarake: Simbol i Shtetësisë dhe Dinjitetit Kombëtar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Florentino Perez planifikon t'i tronditë të gjithë me transferimin e janarit
Për herë të parë që nga nisja e luftës, Biden do t'i lejojë ekspertët ushtarakë amerikanë të riparimit të armatimit të shkojnë në Ukrainë
Barcelona është në prag të nënshkrimit të "kontratës më të mirë në botën e futbollit"
Kos: Të gjejmë rrugë të tjera nëse Kosova dhe Serbia s’pajtohen
Rezarti dhe Besforti përjashtohen nga Big Brother VIP Kosova 3
FBI dërgoi një paralajmërim: Përdoruesit e Gmail, Yahoo dhe Outlook janë në rrezik të madh