LAJMI I FUNDIT:

Njëmijë vizitorë, për një ditë në Muzeun e Krujës

Njëmijë vizitorë, për një ditë në Muzeun e Krujës

Monumentet e kulturës po nisin të tërheqin vëmendjen dhe interesin e vizitorëve vendas e të huajve në Shqipëri.

Institucionet përkatëse për monumentet e kulturës këtë vit kanë bërë të mundur që çdo të diele të fund muajit dhe ditët e festave, hyrja në këto institucione trashëgimie të jetë falas për vizitorët. Kjo nisëm po ndihmon në rritjen e numrit të vizitorëve në vendet historike.


Mbi njëmijë vizitorë shqiptarë dhe të huaj kanë vizituar Muzeun Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe Muzeun Etnografik Krujë, vetëm këtë të diele të fundit të muajit prill.

Viti 2018 është shpallur si Viti Mbarëkombëtar i Gjergj Kastriot Skënderbeut, ndaj Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe ai Etnografik në Krujë janë përgatitur maksimalisht për t’iu përgjigjur sa më mirë numrit gjithnjë në rritje të vizitorëve.
Kruja ka një turizëm gjithëvjetor, pasi është e favorizuar nga vlerat që mbart, por edhe nga vendndodhja. /ATSH/