LAJMI I FUNDIT:

Një vit pas miratimit në Kuvend, Ligji për Sponsorizim në sport mbetet vetëm në letër

Një vit pas miratimit në Kuvend, Ligji për Sponsorizim në sport mbetet vetëm në letër
(Foto: Hilmi Veliu)

Para një viti shumë sportistë i ishin gëzuar miratimit të një ligji që ka të bëjë me fushë-veprimtarinë e tyre.

Kuvendi i Kosovës kishte miratuar ligjin për sponsorizonim në sport dhe me këtë ishte menduar se do të zgjidhen shumë probleme rreth financimit të aktiviteteve sportive.

Ligji ka për qëllim që të rregullojë kushtet, përkrahjen dhe mbështetjen financiare dhe përcakton përfitimet për sponsorët dhe donatorët që financojnë aktivitetet në fushat e kulturës, rinisë dhe sportit.

(Foto: Hilmi Veliu)

Në fakt, bizneset që sponsorizojnë aktivitetet e sportit u njihet zbritja 30 për qind nga tatimi në fitim gjersa rregullorja ka hyrë në fuqi shtatë ditë pas nënshkrimit të ministrit të MKRS-së, Kujtim Gashit, i cili këtë e ka bërë më 23 janar 2018.

Ecja tutje e ligjit për sponzorizim gëzon federatat dhe klubet
Lexo po ashtu Ecja tutje e ligjit për sponzorizim gëzon federatat dhe klubet

Por, kanë kaluar një vit që nga votimi dhe hyrja në fuqi të ligjit, i cili nuk po gjen zbatim në jetën e përditshme pasi që mos harmonizim mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve si dhe Ministrisë së Financave, përkatësisht Administrata Tatimore të Kosovës.

Kjo ka bërë që të reagojnë disa prej zyrtarëve të federatave sportive që funksionojnë në Kosovë, duke shprehur indinjatën për mos zbatim të një ligji të miratuar në Kuvendin e Kosovës.

Arben Fetahu, kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, ka folur për Telegrafin rreth mos zbatimit në praktikë të ligjit për sponsorime duke thënë se kjo po i dëmton shumë klubet dhe vetë federatën.

“Shumë i dëmton të dy palët. Të gjithë akterët e sportit i dëmton jashtëzakonisht shumë për shkak se efekti ka qenë i kundërt me atë të cilën e kemi pritur. Ligjin e kemi pritur me shumë qejf dhe shumë dëshirë sa që kemi bërë ndejë kur ka hyrë ligji në fuqi sepse kemi menduar që u krye puna për ne, që do të jemi secili në gjendje të luftojmë për paret tona edhe me transparencë me punën tonë të mirë me i bind sponsorët të na i japin paret secilit prej nesh, por efekti ka qenë i kundërt në fakt”, tha fillimisht Fetahu.

Arben Fetahu, kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (Foto: basketbolli.com)

Ai më tutje ka pohuar se bizneset po hezitojnë të sponsorizojnë klubet pasi që Administrata Tatimore e Kosovës, përkatësisht Ministria e Financave nuk po e zbaton ligjin.

Miratohet Ligji për Sponsorizime në kulturë, rini e sport
Lexo po ashtu Miratohet Ligji për Sponsorizime në kulturë, rini e sport

“Tash sponsorët janë shumë më hezitues për të dhënë pare në bazë të atij ligji sepse po i ndal ATK-ja, realisht Ministria e Financave. Kjo do të thotë që ky ligj nuk do të zbatohet deri sa të mos harmonizohet me një ligj tjetër, për çka besoj që nuk ka nevojë të diskutohet më shumë…ky është ligj special i cili duhej të zotërohet mbi çfarëdo ligji tjetër, sepse është ligj i veçantë. ATK-ja po bën presion indirekt tek sponsorët dhe bizneseve ‘mos llogaritni shumë në atë ligj’, e ata po hezitojnë të japin mjete si dhe mjetet që i kanë dhënë paraprakisht prej parave të veta. Është amulli e krijuar e cila ka efekt tepër negativ, mbi federatën, klubet mbi të gjithë komunitetin e sportit, për shkak se jemi në ethe dhe në pritje të asaj që çka do ndodh në zbatimin e këtij ligji”, tha Fetahu.

Mirsad Çollaku, zyrtar i Federatës së Futbollit të Kosovës

Edhe zyrtari i lartë i Federatës së Futbollit të Kosovës, Mirsad Çollaku ka pohuar se ligji nuk po zbatohet dhe se kjo po i sjell vështirësi në sigurimin e financave për sportin më të masivizuar në vendin tonë.

“Ligji ka hyrë në funksion tash e sa kohë dhe duket e ditur se ligji ende nuk është harmonizuar me Ministrinë e Financave, kjo po dëmton zhvillimin e sportit në përgjithësi. Bizneset nuk po kanë më arsye me financuar se prej viteve të pavarësimit d.m.th. nga 1991 po japin mjete financiare dhe asgjë nuk po marrin. Njëkohësisht kjo po bën që sportet të ngecin në zhvillim pasi që nuk po ka investime. Por, besoj se shumë shpejt do të ketë harmonizim mes MKRS dhe Ministrisë së Financave dhe se ditë e mira po e presin futbollin dhe sportin tonë”, tha Çollaku.

Ndryshe Telegrafi ka kërkuar sqarim për këto ankesa që kanë ardhur në drejtim të ATK-së nga ana e zyrtarëve të lartë sportiv.

Në përgjigjen që ka dërguar ATK, ka ka kërkuar që të gjithë të interesuarit lidhur me trajtimin e kontributeve bamirëse sipas legjislacionit tatimor, i cili ka epërsi ndaj çdo ligji  tjetër lidhur me çështjet e tatimeve. 

Bazuar në nenin 10 të Ligjit Nr.05/L-029  për Tatimin në të Ardhura të Korporatave për ta njohur si kontribut bamirës, kontributi duhet të jetë dhënë për organizata dhe institucione me interes publik, citojmë’ thuhet në përgjigjen e ATK-së.

Telegrafi gjithashtu ka kontaktuar edhe zyrtarët e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, të cilët nuk kanë dashur të flasin rreth kësaj teme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori