LAJMI I FUNDIT:

Një vit në krye të Presidencës, Osmani: Jam angazhuar që zëri ynë të dëgjohet edhe te vendet që nuk e kanë njohur Kosovën

Një vit në krye të Presidencës, Osmani: Jam angazhuar që zëri ynë të dëgjohet edhe te vendet që nuk e kanë njohur Kosovën

Sot janë bërë një vit që kur Vjosa Osmani mori detyrën e Presidentes së Kosovës. Përmes një adresimi, Osmani tha se këtë detyrë e mori si rezultat i besimit të qytetarëve dhe vizionit të përbashkët për një të ardhme më të mirë.

“Viti i kaluar po aq sa ka qenë i veçantë është karakterizuar edhe nga shumë sfida lokale e globale. Pandemia, kriza energjetike dhe zhvillimet e fundit në kontinentin evropian. Kosova është sot një kontribuuese aktive dhe një anëtare e respektuar e komunitetit ndërkombëtar”, ka thënë Osmani.


Si udhëheqëse e politikës e jashtme Osmani shprehet se ka punuar për të siguruar që të përfaqësohemi me dinjitet dhe krenari në çdo cep të botës.

Ajo përmendi vizitat në gjermani, Zvicër, SHBA, Shqipëri, Austria, Sllovenia, Portugalia, Estonia, Kanadaja, Belgjika, Turqia, Japonia, Malta e vende të tjera, ku ka zhvilluar dhjetëra krerë shtetesh. Sipas saj, në çdo takim është përpjekur për përmirësim të imazhit dhe subjektivitetit të Kosovës.

“Jam përpjekur maksimalisht që krahas me përmirësimin e imazhit ndërkombëtar të vendit, të punojë edhe për subjektivitetin ndërkombëtar. Politika jonë e jashtme mbetet reflektim edhe i asaj se sa jemi shtet i fuqishëm përbrenda, prandaj kam mbrojtur në çdo takim e në çdo rast interesat e shtetit sovran të Kosovës, duke paraqitur njëkohësisht potencialin e jashtëzakonshëm të vendit tonë e që është të rinisë tonë të mrekullishme”.

“Siç e tha edhe presidenti Biden së fundmi, Kosova vazhdimisht ka treguar, edhe përgjatë këtij viti lidership në arenën ndërkombëtare. Vendi ynë mbetet i palëkundur në orientimin euroatlantik dhe këtë po e dëshmon çdo ditë me veprime konkrete. Për gjatë kësaj periudhe kam takuar edhe përfaqësues të shteteve jonjohëse, të cilat për arsye strategjike, duke kërkuar mirëkuptimin tuaj, do të bëhen publike sapo të kemi rezultate konkrete“, deklaroi Osmani në një konferencë për media.

Ajo ka thënë se po punojnë vazhdimisht për avancimin e rrugës drejt integrimit euro-atlantik.

“Shteti i së drejtës është përkushtimi im i vazhdueshëm me qëllim që ta rrënjosim atë në të gjithë vendin. Në këtë frymë kamë punuar secilën herë kur kam marrë një vendim , kur kam bërë një emërim dhe kjo ka jehuar në çdo deklarim e takim timin”, ka thënë Osmani.

Ajo foli edhe me emërimin e shefave të misioneve, duke thënë se diku tre të katërtat të jenë diplomat karriere dhe vetme një e katërta të emëruar sipas çelësit politikë. E si komandante supreme foli edhe për ushtrinë.

“Me Shtetet e Bashkuara dhe ushtritë tjera partnere po zhvillojmë diskutimet për intensifikim të bashkëpunimit bilateral ushtarak dhe në çdo vizitë timen jashtë vendit por edhe kur kam prit mysafirë këtu brenda kam iniciuar thellim të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë dhe kjo është bërë edhe më e domosdoshme siç e dini me zhvillimet e fundit në kontinentin tonë“, tha ai.

Osmani thotë se gjatë punës së saj një vjeçare është angazhuar edhe në fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri, ndërgjegjësimin dhe adresimin e sfidave me të cilat përballen fëmijët me nevojat e veçanta dhe rritjen e vetëdijes mbi kërcënimet që i kanosen shëndetit tonë nga shkatërrimi i ambientit.

“Pres të punojmë drejt arritjeve të sukseseve të reja. Do të vazhdoj të punoj për të udhëhequr politikën e jashtme dhe për t’i treguar botës që Kosova është më shumë se sa dinamikat e përditshme politike dhe që është një vend paqedashës”, thotë Osmani në fund të adresimit të saj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori