LAJMI I FUNDIT:

Një i vdekur dhe tetë të plagosur pas një sulmi të armatosur në Washington DC

Një i vdekur dhe tetë të plagosur pas një sulmi të armatosur në Washington DC

Një person ka ndërruar jetë në SHBA dhe tetë të tjerë u plagosën, pasi tre persona hapën zjarr në qytetin e Washington DC të dielën.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, tre persona të dyshuar raportohet se dolën nga automjeti i tyre dhe hapën zjarr drejt këtij grupi.


Nëntë personat ishin të moshës madhore, prej tyre tetë burra dhe një grua.

Raportohet se gjendja e dy të plagosurve është e rëndë, ndërsa gjendja e të tjerëve është stabile, tha Shefi i Policisë Metropolitane, Peter Newsham, në një konferencë shtypi.

Incidenti vjen pas sulmeve të armatosura së fundmi në qytetet e mëdha të SHBA-së. /Telegrafi/