LAJMI I FUNDIT:

Një vajzë bie në lumin Bistrica në Pejë, shpëtohet nga qytetarët

Një vajzë bie në lumin Bistrica në Pejë, shpëtohet nga qytetarët

Një vajzë ka rënë sot rreth orës 11:15 në lumin Bistrica në Pejë.

E njëjta është shpëtuar nga qytetarët dhe është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës.


Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se viktima është jashtë rrezikut për jetë.

“Rreth orës 11:15, policia është njoftuar se tek ish-tregu i gjelbër një vajzë ka rënë në lum. Personi në fjalë është nxjerrë nga qytetarët dhe është dërguar në Spitalin e Pejës, por është jashtë rrezikut për jetën”, tha Rugova.

Ai shtoi se njësitet policore po merren me rastin. /Telegrafi/