LAJMI I FUNDIT:

Ky ushtrim për të zvogëluar mjekrën është parë nga 25 milionë njerëz

Ky ushtrim për të zvogëluar mjekrën është parë nga 25 milionë njerëz
profimedia

Çfarëdo që të bëni, assesi ta hiqni atë tepricë nën mjekër? Një sërë ushtrimesh për mjekrën mund të ndihmojnë me këtë

Një mjekër më e madhe mund të duket e pakëndshme dhe të na bëjë më të vjetër se sa jemi.


Për fat të mirë, ka ushtrime të thjeshta që do t’ju ndihmojnë të hiqni qafe depozitat nën mjekër dhe të tendosni lëkurën.

Mes videove të shumta në YouTube që tregojnë ushtrime për mjekrën, veçohet një që ndihmon për të hequr qafe mjekrën me disa hapa të thjeshtë, transmeton Telegrafi.

Hapi 1: Filloni ushtrimin duke u ngrohur. Kthejeni qafën në të djathtë, pastaj përsëri në mes.

Hapi 2: Më pas kthejeni qafën majtas dhe mbrapa në mes. Përsëriteni dy deri në tre herë.

Hapi 3: Tani tërhiqni butësisht mjekrën tuaj dhe lëvizeni në të djathtë. Përkulni mjekrën në të njëjtën mënyrë dhe lëvizni në anën e majtë për të bërë një gjysmërreth. Bëjeni këtë dy deri në tre herë.

Hapi 4: Tani ngrini ngadalë mjekrën drejt tavanit. Filloni të lëvizni nofullën tuaj të poshtme lart e poshtë për disa sekonda. Do të ndjeni kontraktimet e muskujve tuaj të zërit.

Hapi 5: Më pas, duke e mbajtur mjekrën në një pozicion të ngritur, hapni ngadalë gojën dhe mbylleni. Kryeni 10 përsëritje të këtij ushtrimi, më pas relaksohuni.

Hapi 6: Ngrini mjekrën lart në anën e djathtë dhe mbyllni gojën për disa sekonda.

Hapi 7: Mbajeni këtë pozicion dhe filloni të hapni dhe mbyllni gojën. Bëni 10 përsëritje dhe kthejeni kokën në mes dhe relaksohuni.

Hapi 8: Bëni të njëjtën gjë në anën e majtë. Shtrijeni mjekrën për disa sekonda dhe mbajeni pozicionin. Më pas hapeni dhe mbyllni gojën rreth 10 herë, më pas kthejeni kokën në qendër dhe relaksohuni.

Me këto ushtrime do të forconi muskujt e qafës, të cilët do të tonifikoni muskujt dhe do t’ju japin një pamje më të mirë fytyrës tuaj. Ushtrimet e mjekrës djegin edhe dhjamin nën mjekër, pas së cilës padyshim që do të dukeni më të hollë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori