LAJMI I FUNDIT:

Një truk i thjeshtë që do t’i bëjë bananet të qëndrojnë më shumë

Një truk i thjeshtë që do t’i bëjë bananet të qëndrojnë më shumë
(Foto: The Conversation)

Bananet janë frutat e preferuar të shumë njerëzve, por për fat të keq ato kalben shpejt. Nëse i blini në fillim të javës dhe dëshironi që të zgjasin deri në fundjavë, ekziston një truk që do t’ju ndihmojë t’i mbani të freskëta.

Këto fruta lëshojnë një gaz të quajtur etilen. Është një hormon bimor që shkakton pjekjen e frutave. Gjatë pjekjes, etilenin e lëshojnë gjithashtu edhe avokado, domatet dhe patatet, kështu që ato duhet të mbahen larg produkteve të ndjeshme ndaj etilenit, siç janë qepët dhe karotat.


Etileni lëshohet përmes kërcellit të bananes. Truku për t’i mbajtur ato të freskëta është që në fakt ta mbështillni kërcellin e bananes me një copë mbështjellëse plastike.

(Foto: InsideHook)

Nëse plastika nuk është e ngjitur fort, përdorni një brez elastik për të lidhur pjesën e jashtme të fletës. Procesi i pjekjes së bananeve thuhet se ngadalësohet duke e mbështjellë vetëm kërcellin.

Gjithashtu, nëse doni që bananet të qëndrojnë më gjatë mund t’i vendosni në frigorifer, kështu që do të keni kohë shtesë. /Telegrafi/