LAJMI I FUNDIT:

Me një test të thjeshtë në shtëpi, mund të përcaktoni lehtësisht pse fytyra juaj u skuqet edhe pse nuk jeni në pubertet

Me një test të thjeshtë në shtëpi, mund të përcaktoni lehtësisht pse fytyra juaj u skuqet edhe pse nuk jeni në pubertet

Zbuloni pse shfaqen puçrrat në fytyrën tuaj dhe si ta kontrolloni veten me një test të thjeshtë

Aknet janë një sfidë e vërtetë për të rriturit, një barrë e madhe për ata që vuajnë prej tyre.


Kjo gjendje prek më shumë femrat sesa meshkujt – studimet tregojnë se 85 për qind e atyre që vuajnë nga ky problem janë pjesëtare të seksit më të bukur.

Ashtu si kur ishit adoleshente, ato shkaktohen më shpesh nga yndyra e tepërt dhe bakteret në lëkurë, transmeton Telegrafi.

Puçrrat shfaqen kur substanca yndyrore dhe qelizat e vdekura të lëkurës bllokojnë folikulat e qimeve. Kjo më pas shkakton inflamacion dhe infeksion, duke krijuar më shumë akne.

Megjithatë, është vërtetuar se gjëndra tiroide mund të jetë gjithashtu shkaku i akneve te të rriturit dhe lajmi i mirë është se mund ta verifikoni vetë me një test të thjeshtë në shtëpi.

Gjëndra tiroide ndodhet në pjesën e pasme të qafës dhe roli i saj kryesor është të sekretojë hormonet që kontrollojnë metabolizmin – një element shumë i rëndësishëm në menaxhimin e mënyrës se si trupi përdor energjinë.

Provojeni pa ilaçe të ktheni në balancë gjëndrën tiroide: Artikujt ushqimorë të cilët patjetër duhet t’i eliminoni nga menyja!
Lexo po ashtu Provojeni pa ilaçe të ktheni në balancë gjëndrën tiroide: Artikujt ushqimorë të cilët patjetër duhet t’i eliminoni nga menyja!

Hulumtimet kanë vënë në dukje edhe funksionin tjetër të tij të rëndësishëm – mbron lëkurën dhe potencialisht mund të jetë shkaku i akneve në lëkurë.

shutterstock

Ushtrimi magjik tibetan: Pastroni gjëndrën tiroide me pesë veprime të thjeshta
Lexo po ashtu Ushtrimi magjik tibetan: Pastroni gjëndrën tiroide me pesë veprime të thjeshta

Si të testoni gjëndrën tiroide

Sipas Shoqatës Amerikane të Endokrinologjisë Klinike, mënyrat për të kontrolluar nëse keni një problem me tiroiden përfshijnë pirjen e një gote ujë, gëlltitjen e ushqimit dhe shikimin në pasqyrë.

Kur jeni duke gëlltitur ushqimin para pasqyrës, shikoni mirë qafën dhe kontrolloni për gunga. Do të jetë edhe më e thjeshtë nëse merrni një gotë ujë.

Nëse shihni ndonjë gungë në këtë zonë, vizitoni mjekun tuaj. Ju mund të keni një gjëndër tiroide të zgjeruar ose një nyjë tiroide. Patjetër bëjeni këtë kontroll. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori