0Shares

Ushtrimi mund të bëhet në pozitë ulur dhe në këmbë. Duhet bërë rregullisht dhe shpesh, sepse përmirëson gjendjen e gjëndrës tiroide. Është posaçërisht i dobishëm te hipotireoza.

Ky është ushtrimi i famshëm tibetan për shërimin e gjëndrës tiroide. Siguron qarkullim të shtuar të gjakut në gjëndër. Falë këtij ushtrimi, gjëndra tiroide pastrohet, transmeton Telegrafi.

1. Fërkoni shuplakat njëra me tjetrën, që të ngrohen mirë. Shuplakat e ngrohta vendosni butësisht në gjëndrën tiroide dhe mbani ashtu afro dhjetë sekonda.

2. Tri herë një pas një përpini pështymën ose pini tri gllënjka ujë.

3. Nxirreni frymëmarrjen. Derisa jeni duke nxjerrë frymën, lakoni kokën përpara dhe sa më fortë afrojeni mjekrën në gjoks. Mbani në atë pozitë mjekrën disa sekonda pa marrë frymë.

Kur filloni të merrni frymë, ngrini mjekrën lart dhe lakoni kokën prapa. Sa më shumë shtrëngoni qafën.

Buzën e poshtme ngrini që të kalojë mbi të sipërmen. Këtë bëjeni derisa merrni ajër. Në këtë pozitë mbani kokën disa sekonda. Kur filloni të nxirrni ajrin, sërish lëshoni kokën dhe afrojeni mjekrën sa më afër gjoksit.

4. Derisa mjekra është afër gjoksit, ngadalë ktheni kokën majtas, pastaj djathtas, duke mos larguar mjekrën nga gjoksi, kështu që t’i bëni presion gjoksit me pjesët anësore të mjekrës. Në këtë mënyrë i bëhet masazh i shkëlqyeshëm gjëndrës tiroide.

5. Sërish veproni sikur nën pikat 1, 2, 3, 4. Koka ngrihet me marrjen e frymës dhe nxjerrjen e frymës. Dhe kështu në rreth (dhjetë herë).

Ushtrimi mund të bëhet në pozitë ulur ose në këmbë. Duhet bërë rregullisht dhe shpesh, sepse përmirëson gjendjen e gjëndrës tiroide. Posaçërisht është i dobishëm te hipotireoza.

Si edhe te ushtrimet e tjera tibetane, është i rëndësishëm komponenti psikologjik i ushtrimit. Ushtrimin bëjeni me dashuri ndaj organizmit tuaj dhe gjëndrës së sëmurë tiroide. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)