LAJMI I FUNDIT:

Një stacion kërkimor në Antarktikë po ballafaqohet me një shpërthim të COVID-19

Një stacion kërkimor në Antarktikë po ballafaqohet me një shpërthim të COVID-19

Një stacion kërkimor shkencor belg në Antarktikë po ballafaqohet me një shpërthim të coronavirusit, pavarësisht se punëtorët janë vaksinuar plotësisht dhe gjenden në një nga rajonet më të largëta të botës.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, që nga dhjetori, të paktën 16 nga 25 punëtorët në Stacionin Polar Princess Elisabeth janë infektuar me virusin.


Zyrtarët thonë se rastet mbeten të lehta deri më tani.

“Situata nuk është dramatike”, tha për BBC Joseph Cheek, një menaxher projekti për Fondacionin Ndërkombëtar Polar.

“Ndërsa ka qenë një shqetësim që duhet të karantinohen anëtarë të caktuar të stafit që u prekën me virusin, nuk ka ndikuar ndjeshëm në punën tonë në stacion në përgjithësi”, tha Cheek.

“Të gjithë banorëve të stacionit iu ofrua mundësia të largoheshin me një fluturim të planifikuar më 12 janar. Megjithatë, të gjithë shprehën dëshirën për të qëndruar dhe për të vazhduar punën e tyre”, shtoi ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Franca

Franca "do të përfshihet direkt" në trajnimin e personelit ushtarak në Ukrainë

Botë
Burri nga Massachusetts që i mbijetoi sulmit të ariut rrëfen ‘takimin e dhunshëm’ me kafshën - tregon se çfarë i shpëtoi jetën

Burri nga Massachusetts që i mbijetoi sulmit të ariut rrëfen ‘takimin e dhunshëm’ me kafshën - tregon se çfarë i shpëtoi jetën

Amerika
Vera më e nxehtë ndonjëherë? Ekspertët zbulojnë se çfarë mund të ndodhë në Evropë në muajt e ardhshëm

Vera më e nxehtë ndonjëherë? Ekspertët zbulojnë se çfarë mund të ndodhë në Evropë në muajt e ardhshëm

Evropa
Lista e armëve që Spanja do të dërgojë në Ukrainë

Lista e armëve që Spanja do të dërgojë në Ukrainë

Botë
Publikohen imazhet e reja të bombarduesit të ri amerikan B-21 Raider, është i armatosur me armë bërthamore

Publikohen imazhet e reja të bombarduesit të ri amerikan B-21 Raider, është i armatosur me armë bërthamore

Amerika
“Ishte si një tërmet”: Makina shpërthen pasi një burrë përpiqet të ndezë një cigare pranë bombolave të propanit në Los Anxhelos

“Ishte si një tërmet”: Makina shpërthen pasi një burrë përpiqet të ndezë një cigare pranë bombolave të propanit në Los Anxhelos

Amerika
Kalo në kategori