LAJMI I FUNDIT:

Një simptomë befasuese që mund shfaqet para sulmit në zemër

Një simptomë befasuese që mund shfaqet para sulmit në zemër
(Foto: Pexels)

Dhimbja e qafës që ju bën të ecni me kokën të përkulur në njërën anë mund të jetë mjaft e zakonshme dhe e padëmshme, por mund të jetë gjithashtu një simptomë e një problemi serioz.

Rreth një në pesë britanikë mendohet se preken nga sëmundja çdo vit – sipas një studimi të publikuar në British Medical Journal.


Në shumicën e rasteve, dhimbja e qafës shkaktohet nga qëndrimi i keq, një nerv i shtypur ose zënia e qafës në një pozicion të vështirë gjatë gjumit.

Përqindjet e disa prej simptomave që mund të shfaqen te femrat para një sulmi në zemër
Lexo po ashtu Përqindjet e disa prej simptomave që mund të shfaqen te femrat para një sulmi në zemër

Megjithatë, në disa raste, dhimbja shqetësuese mund të jetë një tregues i diçkaje më serioze – siç është sulmi në zemër.

Hulumtimet kanë treguar se ndërsa 70 për qind e njerëzve e dinë se dhimbja në gjoks është një simptomë e një sulmi në zemër, më pak se 30 për qind janë të vetëdijshëm për simptomat më pak të njohura, siç është edhe dhimbja në qafë.

Paralajmërimi i mjekëve: Shmangni këto pije për të reduktuar rrezikun e një ataku kardiak
Lexo po ashtu Paralajmërimi i mjekëve: Shmangni këto pije për të reduktuar rrezikun e një ataku kardiak

Simptoma të tjera të sulmit në zemër mund të përfshijnë:

dhimbje gjoksi – ndjesi presioni, rëndimi, shtrëngimi në gjoks

dhimbje në pjesë të tjera të trupit – mund të ndjehet sikur dhimbja përhapet nga gjoksi në krahë, nofull, shpinë dhe stomak

ndjenja e marramendjes

djersitje

frymëmarrje e vështirësuar

nauze ose të vjella

ndjenja e ankthit (e ngjashme me një sulm paniku)


/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori