Shqiptari Mario Dedivanaj, i lindur në Mal të Zi, por i rritur në Bronx të Neë Yorkut, njihet për punën e tij me yjet ndërkombëtare.

Ai jo vetëm se është mik i Kim Kardashian, por edhe ka pasur nderin që ta lyejë yllin e njohur në fotosesionin e fundit ku ajo u shfaq nudo duke shokuar gjithë internetin.

“Nuk e përdor gjithmonë llojin e njëjtë të vajit. Wshtë thjesht një produkt për bebet nga Evropa. Unë e kam lyer atë në gjithë trupin nga një shishe e vogël”.

kimscene14n 3 web

“Të gjithë më pyesin për këtë gjë. Wshtë çmenduri. Wshtë thjesht një vaj bazik që përdoren për foshnje”, ka deklaruar shqiptari Mario i pyetur për faktin që e ka lyrë Kimin.

Më tej ai shton se fotosesioni ishte fantastik, dhe shumë argëtues.

“Fotosesioni ishte mjaft argëtues. Ishte kënaqësi dhe eksperiencë e jashtëzakonshme të punoj me emra të tillë”, shtoi ai.


Lexo më shumë: Miku i Kim Kardashian vesh Marilyn Monroe me flamurin shqiptar (Foto)


Për dukjen e Kim ai thotë të mos ketë shpenzuar shumë kohë – jo më shumë se 20 minuta.

“E bëra shpejt. Më mori 20 minuta. Flokët ishin më të detajizuara, më artistike. Makiazhi ishte i thjesht”, përfundoi ai për mediat amerikane, transmeton Telegrafi.

Më parë Mario Dedivanaj ka punuar për Natasha Bedingfield, Christina Aguilera, Eliza Dushku, Michelle Williams, Lil Kim dhe Gina Gershon. /Telegrafi/