LAJMI I FUNDIT:

Një shpërthim i papritur ndodhi pas një eksperimenti kimik në Spanjë – 15 persona pësuan lëndime

Një shpërthim i papritur ndodhi pas një eksperimenti kimik në Spanjë – 15 persona pësuan lëndime

Një video tronditëse tregon momentin kur një fuçi me azot të lëngshëm shpërtheu në një eksperiment të dështuar kimie në Spanjë – duke bërë që 15 persona, përfshirë nëntë fëmijë, të shtrohen në spital.

Shpërthimi nga eksperimenti në Shtëpinë e Kulturës në Girona la njerëz me djegie, të cilët u trajtuan në “Placa de l’Spital”, raportoi The Sun.


Pamjet tregojnë turmën, që përbëhet kryesisht nga fëmijë dhe disa prindër, duke pritur me padurim për të parë eksperimentin, transmeton Telegrafi.

Eksperimenti thuhet se ishte organizuar nga universiteti lokal, derisa turma aty shikon fuçitë.

Në njërën fuçi shihet tym duke dalë në fillim të videos.

Një burrë derdh një substancë të panjohur në një fuçi përpara se ato të vendosen njëra mbi tjetrën.

Pastaj ata fillojnë numërimin, dhe ndodh një shpërthim që është dukshëm shumë më i madh se sa pritej, duke shpërthyer në turmë.

Re të mëdha e të dendura tymi të bardhë u përhapën papritur drejt turmës brenda pak sekondash. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Amerika Latine
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre

Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre"

Botë
Kalo në kategori