Në një video nga një kamerë vëzhgimi, që dyshohet se është bërë diku në Dalmaci, është regjistruar një skenë qesharake.

Në vend që të përdorte një kompresor aty pranë, burri u përpoq të përdorte një zjarrfikës për të fryrë gomën e veturës së tij, përcjell Telegrafi.


Në video, ne shohim një shofer të veture Kia - që dëshiron të mbushë gomën e makinës së tij në një pikë karburanti.

Kjo zakonisht është mjaft e thjeshtë, pasi zakonisht në pikat e benzinës ekziston një pajisje, ku mund të përdorni një zorrë dhe një kompresor falas dhe të kontrolloni presionin e gomave.

Mirëpo, zotëria në video u hutua, kështu që ai zgjati zjarrfikësin dhe u përpoq të mbushte gomën e Kia me të.

Sigurisht, nuk është e nevojshme të theksohet se ai nuk arriti të frynte gomat. /Telegrafi/

Për të parë videon, klikoni KËTU.