LAJMI I FUNDIT:

Një serb ndërton fabrikë në Llaushë

Një serb ndërton fabrikë në Llaushë

Në Llaushë të Skenderajt, në lagjen numër 6, e cila në Skenderaj njihet si lagjja “Aroçe”, në të cilën një dekadë para fillimit të luftës kanë jetuar romë ortodoksë, si dhe romë myslimanë, por edhe shqiptarë, do të ndërtohen dy fabrika.

Siç ka mësuar gazeta “Zëri”, njëra fabrikë do të prodhojë pompa të automjeteve më saktësisht “boshpompa”, ndërsa fabrika tjetër do të prodhojë pelena, gjegjësisht pelena për fëmijë.


Gazeta ka mësuar nga disa prej banorëve, se investitori ka premtuar se do t’i punësojë të gjithë shqiptarët, pasi që i konsideron si njerëz të tij, për faktin se ka lindur në këtë lagje dhe ata i ka pasur fqinjë.

Qeveria e Kosovës nuk e di vlerën e investimeve të huaja në veri
Lexo po ashtu Qeveria e Kosovës nuk e di vlerën e investimeve të huaja në veri

Ai gjithashtu paska thënë se do t’i tregojë Aleksandër Vuçiqit se nuk ka asnjë rrezik për serbët për të jetuar në Drenicë, madje edhe që t’i zhvillojnë bizneset e tyre.

Faik Geci, kryetar i fshatit të Llaushës, i kontaktuar me telefon ka thënë se ka dëgjuar se një fabrikë do të ndërtohet në “Aroçe” të Llaushës, që tani njihet si lagja 6 e Skenderajt, nga një serb që është lindur në këtë lagje.

“Unë vetëm kam dëgjuar se aty do të ndërtohet fabrika dhe atë do ta ndërtojë një person i komunitetit serb, i cili është lindur në atë lagje. Nuk di asgjë më shumë”, ka thënë ai.

Gazeta ka bërë përpjekje që të kontaktojë me dikë nga banorët e kësaj lagjeje, të familjeve Spahiu, Hoxha, apo Xhokaj, por asnjë prej tyre nuk ka qenë i gatshëm të flasë për gazetën.

Ndryshe, serbo-romët e kësaj lagjeje të Llaushës, të cilët gjithmonë janë quajtur serbë-romë të “Aroçes” kanë shitur pronat e tyre, të cilat i kanë blerë shqiptarët, madje ka të atillë që ende nuk i kanë përkthyer. /ZËRI/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Zbulo të jetuarit buzë detit në kompleksin prestigjioz “Holiday In 2”

Zbulo të jetuarit buzë detit në kompleksin prestigjioz “Holiday In 2”

Edil Project
Lufta ndaj parave të falsifikuara, BQK: 2.5 milionë monedha nga 2 euro janë tërhequr nga qarkullimi

Lufta ndaj parave të falsifikuara, BQK: 2.5 milionë monedha nga 2 euro janë tërhequr nga qarkullimi

Ekonomi
EXPOKOS 2024: Ndërtimi i biznesit të së ardhmes

EXPOKOS 2024: Ndërtimi i biznesit të së ardhmes

Ekonomi
​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

Ekonomi
Bajrami i kundërpërgjigjet Ministrisë së Financave: Koncentrohuni, pas tri viteve s'keni qenë në gjendje me e përfundu asnjë projekt të madh

Bajrami i kundërpërgjigjet Ministrisë së Financave: Koncentrohuni, pas tri viteve s'keni qenë në gjendje me e përfundu asnjë projekt të madh

Ekonomi
Mësoni gjetjet për Kosovë nga Anketa Vjetore e 27-të Globale e CEO-ve nga PwC

Mësoni gjetjet për Kosovë nga Anketa Vjetore e 27-të Globale e CEO-ve nga PwC

PwC Albania and Kosovo
Kalo në kategori