LAJMI I FUNDIT:

Një sëmundje që prek një në dhjetë gra mund të jetë shkaktare e infertilitetit, ndërsa simptomat janë tinëzare

Një sëmundje që prek një në dhjetë gra mund të jetë shkaktare e infertilitetit, ndërsa simptomat janë tinëzare

Shumë gra përballen me cikle të dhembshme menstruale, ndërsa në disa situata, rraskapitjet dhe ciklet e dhembshme mund të tregojnë sëmundje të endometriozës

Meqenëse mbart me vete shqetësime të zakonshme që shoqërojnë ciklin, është shumë e vështirë të diagnostikohet.


Mesatarisht në botë një ndër 10 gra vuan nga kjo sëmundje dhe është shumë e përhapur.

Kjo patologji beninje prek edhe organet përreth mitrës. Më shpesh prek vezoret, zorrët dhe indet pelvike.

E karakterizon një dhembje kronike, e cila shfaqet para menstruacioneve, gjatë menstruacioneve dhe gjatë ovulacionit, transmeton Telegrafi.

Dhimbja e tillë mund të shkojë nga pjesa e komblikut e cila më pas shndërrohet në dhembje koke, dhembje në pjesën e poshtme të kurrizit, dhembje që shfaqet gjatë urinimit, por edhe gjatë marrëdhënieve seksuale.

Meqenëse dhembjet te endometrioza janë të njëjta dhe të zakonshme me dhembjet menstruale, është shumë e vështirë të diagnostikohet sëmundja dhe për këtë shkak është shumë me rëndësi të shkohet në kontrolle të rregullta gjinekologjike.

Duke qenë se endometrioza dëmton fertilitetin femëror qoftë për një shtatzëni natyrale, por edhe përmes një fertilizimi in vitro, rekomandohet që femrat e prekura me endometriozë të mendojnë disi më shpejt për të pasur fëmijë. Shumë femra me këtë patologji përfundojnë në fertilizim in vitro.

Endometrioza shfaqet si një ciste në vezore. Nuk ka ndonjë ndryshim të qartë dhe mund të duhen 10 deri në 15 vjet përpara se një grua të diagnostikohet me këtë sëmundje.

Përgjithësisht, rekomandohet së pari mjekimi konservativ, dhe më pas ai kirurgjikal. Por gjithçka varet nga graviteti i sëmundjes, shenjat, dhe dëshirës për të pasur fëmijë.

Me qëllim të diagnostikimit, mostrat nga qelizat e çrregullimeve duhet të dërgohen në ekzaminimin patologjik. /Telegrafi/