“Unë e ti” quhet kënga më e re nga reperi Trimi që është kompletuar edhe nga ana vizuale.

Realizimi i këtij projekti ka filluar në muajin tetor dhe ka përfunduar brenda një jave në studio.


EMO ka bërë ‘beatin’ e këngës, ndërsa Diez Production ka bërë ‘mix master’.

Vet reperi e ka shkruar tekstin, kurse XL Provideolux e ka realizuar videoklipin.

Këngëtari shpreson që kënga dhe klipi të pëlqehen nga fansat e muzikës së tij. /Telegrafi/