60 vjet pa kanalizim dhe pa rrugë të asfaltuara. Atë që nuk e bëri as pushteti qendror dhe as ai lokal e bëri një banor i fshatit Llojan për këtë rrugë të Lagjes së Trimave. Banori i cili deshi të mbetej anonim rregulloi infrastrukturën e munguar prej vitesh në këtë lagje, madje pa ndihmën e askujt. Për vite të tëra banorët e kësaj rruge ecnin nëpër baltë, të dëshpëruar nga premtimet boshe të partive politike, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Këtu 60 vjet jemi, as qeveria, as partia na kanë premtuar shumë herë por s’ka pat asgjë, falënderojmë Haxhiun nga fshati Llojan që ka bërë shtruarjen edhe të kanalizimit edhe bekatonizimin e rrugës, faleminderit shumë prej tij”.
“Investimin që e ka bërë Haxhiu jemi shumë të kënaqur dhe e falënderojmë shumë, kjo duhet të jetë mësim për te shqiptarët sepse tek ne shqiptarët nuk po investohet asgjë, kam një porosi deri te partitë që të jenë më të kujdesshme me ne dhe mos të luajnë me popullin tonë dhe të jenë më serioz”.
“ Unë e falënderojë Haxhiun që na rregulloj këtë rrugë, e cila u bë pas 50 vitesh”.
“Ka qenë katastrofë kjo rrugë, as në këmbë nuk kemi mund me kalu e as me vetura, jemi të kënaqur me ketë rrugë që u rregullu e falënderojmë Haxhiun nga fshati Llojan”.
Banorët për Alsat-M thonë se rregullimi i infrastrukturës ka lehtësuar shumë përmbushjen e aktiviteteve të përditshme./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit