LAJMI I FUNDIT:

Një punëtore e Meta-s tha se në 5:55 të mëngjesit i erdhi e-maili që ishte pushuar nga puna

Një punëtore e Meta-s tha se në 5:55 të mëngjesit i erdhi e-maili që ishte pushuar nga puna

Një punëtore e kompanisë Meta zbuloi se ishte pushuar nga puna përmes një e-maili të dërguar në orën 5:55 të mëngjesit dhe tha se edhe disa orë më vonë nuk e “mori veten plotësisht” që humbi punën e saj të ëndrrave.

Jenny Saxton zbuloi në një postim në LinkedIn se kishte humbur punën e saj në shkarkimet e dyta masive që kompania Meta bëri këtë javë, transmeton Telegrafi.


Mark Zuckerberg njoftoi të martën se 10,000 punëtorë të tjerë po pushoheshin nga puna në një valë të dytë të shkurtimeve të vendeve të punës pasi 11,000 u shkarkuan në nëntor.

“Në 5:55 të mëngjesit, mora e-mailin se isha në raundin tjetër të shkarkimeve nga puna. Është 9:00 e mëngjesit dhe ende nuk e di nëse e kam marrë veten plotësisht në atë që ndodhi”, shkroi Saxton.

Ajo ishte një rekrutuese e lartë teknike, sipas profilit të saj në LinkedIn, dhe u punësuar në gusht 2021. Saxton tha se ishte një “mëngjes i vështirë” dhe ajo po përjetonte një “valë emocionesh”.

“Meta ishte kompania ime e ëndrrave dhe puna ime e ëndrrave. Unë u promovova së fundi në korrik dhe nuk mund të isha më e lumtur. Unë po punoja në projekte të mëdha, kështu që kjo po më godet shumë. E kam të vështirë ta kuptojë”, shtoi ajo.

Raundi i fundit i pushimeve nga puna vjen pasi Zuckerberg tha se Meta po hynte në një “vit efikasiteti”, duke mbyllur rreth 5,000 role dhe duke ulur ritmin e punësimit. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar

Në trend Teknologji

Më shumë
Dy prodhues dominojnë: Këta janë telefonat më të shitur në vitin 2024

Dy prodhues dominojnë: Këta janë telefonat më të shitur në vitin 2024

Teknologji
Inteligjenca artificiale përmirëson Opera, një funksion i ri e bën jetën më të lehtë për përdoruesit

Inteligjenca artificiale përmirëson Opera, një funksion i ri e bën jetën më të lehtë për përdoruesit

Teknologji
Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Teknologji
MalMath: Aplikacioni që zgjidh detyra të matematikës hap pas hapi në gjuhën shqipe

MalMath: Aplikacioni që zgjidh detyra të matematikës hap pas hapi në gjuhën shqipe

Teknologji
Google zbulon karakteristikat e telefonave të mençur Pixel 6 dhe Pixel 6 Pro

Google zbulon karakteristikat e telefonave të mençur Pixel 6 dhe Pixel 6 Pro

Teknologji
YouTube po teston AI që e çon përdoruesin në pjesën më interesante të videos

YouTube po teston AI që e çon përdoruesin në pjesën më interesante të videos

Teknologji
Kalo në kategori