LAJMI I FUNDIT:

Një punëtor bie nga shkallët e një shtëpie në Suharekë

Një punëtor bie nga shkallët e një shtëpie në Suharekë
Foto: Ilustrim

Një person ishte dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Suharekë pasi derisa kishte qenë duke punuar në një shtëpi private ishte rrëzuar nga shkallët.

Në raportin e Policisë së Kosovës, thuhet se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 08:03, në Suharekë.


Siç thuhet në raport, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe pas marrjes së ndihmës së parë është dërguar në Spitalin e Prizrenit për tretman të mëtejmë.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte dërguar në QKMF në Suharekë për shkak se derisa kishte qenë duke punuar në një shtëpi private ishte rrëzuar nga shkalla nga një lartësi  dhe kishte pësuar lëndime i cili pas ndihmës së parë është dërguar në spitalin rajonal në Prizren për tretman të mëtejmë mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë. Njësitë policore janë duke e hetuar rastin si dhe janë njoftuar inspektorët e punës dhe prokurori”, thuhet në raport. /Telegrafi/