LAJMI I FUNDIT:

Një propozim që çdo femër do ta ëndërronte (Video)

Një propozim që çdo femër do ta ëndërronte (Video)

Në jetën e akëcilit prej nesh, një ditë prej ditësh vjen momenti më sublim dhe plot guxim për t’i ofruar njeriut të zemrës, gjysmën e jetës së vet.

Këtij preludi i paraprijnë disa momente të zjarrta, e mbase edhe hamendësime.


Por, se si e befasoi të dashurën e vet Ass. Msc. Krenar Dobroshi, të cilin jemi mësuar ta shohim në emisione dhe intervista të ndryshme, më së miri mund ta shikoni në videon në vijim, transmeton Telegrafi.

Krenari ishte mjaft kreativ në idenë e tij romantike që pikërisht në ditëlindjen e babait të tij ta bëj këtë propozim para syve të tij – Bab u kry!

Sigurisht, kur vihet çdo unazë, zemra ndjen drithërime, kurse gjunjët sikur ‘gjunjëzohen’ derisa e pranon me kënaqësi bashkimin e dy personave në një trup.

Gjithsesi, një moment i tillë nuk ka se si të mos mbahet mend për jetë e mot.

Po si erdhi deri te kjo ide, flet vet Krenari, me krenari: “Mendoja për një kohë të gjatë si ta realizoja këtë ngjarje unike. Doja që të kishte një lidhje dhe me një datë të veçantë. Një mëngjes të zakonshëm të nëntorit, mora kalendarin dhe gjersa po hanim mëngjes bashkë me babanë, rrethova datën 26.11.2018 dhe, thashë që, kjo do jetë data e fejesës. Datë e cila simbolizon ditën e lindjes së babait tim! Ishte befasi shumë e denjë për të dhe për nënën…

Në aspektin tjetër të vendit, doja që të ishte një vend ku do të kisha shumë dëshmitarë. I inspiruar nga ndeshjet e futbollit të kombëtares sonë, që na bënë krenar me dhurimin e spektaklit në arenë, mendova që kishte ardhur koha ime të që të bëjë spektakël. Doja që, me të hyrë në stadium të rrethohesha nga mijëra shikues real apo imagjinar nuk kishte rëndësi dhe unë në qendër të fushës, si gladiator triumfues, të dëshmoja që kam merituar brohoritjen dhe entuziazmin e tyre!

Kaq inspirim më mjaftoj që edhe sikur meteorët të binin unë do ta realizoja…

Ishte ditë me shi dhe frymë, por në momentin që unë u shfaqa në arenë, gjithçka ndaloi dhe dielli me të vërtetë shfaqi dashuri dhe na rrezatoi të gjithëve atë ditë të bukur të 26 nëntorit. Tingëllon si një përrallë e bukur, por unë nuk di të thurë përralla. Dhe më interesante që, në momentin e përfundimit të teatrit, shiu vazhdoi dhe era u rithkye”.

Dëshironi ta befasoni të dashurën tuaj? Shikoni këtë video plot kreativitet dhe sharmë.

Vetëm një urra për dashurinë! /Telegrafi/