LAJMI I FUNDIT:

Një pjesë e prokurorëve kërkojnë riklasifikimin e rastit të Almir Aliut

Një pjesë e prokurorëve kërkojnë riklasifikimin e rastit të Almir Aliut

Prokuroria Republikane sipas informatave të Alsat M në seancën e rradhës që do të mbahet ditën e martë mund të riklasifikohet vepra në rastin e Almir Aliut, nga “vrasje” në “aksident komunikacioni me pasoja fatale”. Një hap i këtillë është i mundshëm pas përplasjeve mes Prokurorisë së Lartë dhe asaj Republikane, ku është diksutuar ky rast, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Prokurorët në këto dy institucione janë të ndarë në bazë etnike, duke i shprehur përplasjet e tyre, njëra anë – pjesa shqiptare insiston që rasti të mbetet si vepër penale “vrasje”, por nga ana tjetër prokurorët maqedonas kërkojnë që rasti të riklasifikohet si “aksident komunikacioni me pasoja fatale”.

Në një gjendje të kundërshtimeve të thella, prokurorët shqiptarë, sipas burimeve të Alsat M, kanë pasur më pak vota. Nga 10 prokurorë, katër kanë votuar ‘kundër’, ndërsa gjashtë të tjerët, duke përfshirë edhe kryeprokurorin kanë insistuar që rasti të riklasifikohet si “aksident komunikacioni me pasoja fatale”.

Bvhet fjalë për rastin nga 25 qershori i vitit 2016 në Kumanovë, kur personi Boban Iliq me veturën e tij e shtypi për vdekje katërvjeçarin Almir Aliu./Telegrafi/