LAJMI I FUNDIT:

Një Peugeot 205 i vitit 1984 është shitur rreth 265,000 euro

Një Peugeot 205 i vitit 1984 është shitur rreth 265,000 euro

Një Peugeot 205 i vitit 1984 është shitur për një vlerë të pabesueshme prej 227,250 £ (rreth 265,000 euro).

Siç bëhet e ditur, modeli sportiv është një nga vetëm 200 edicionet ‘Homologation Specials’ të prodhuara nga gjiganti francez i makinave, përcjell Telegrafi.


Vetura që thuhet se ka më pak se 10,000 milje (rreth 16 mijë kilometra), tani ka arritur një rekord të ri ankandi në Mbretërinë e Bashkuar.

“Është një xhevahir i rrallë dhe i kërkuar nga koleksionistët dhe entuziastët e automobilave”, kanë thënë nga shtëpia e ankandeve. /Telegrafi/