LAJMI I FUNDIT:

Një person plagoset me armë zjarri në Prishtinë

Një person plagoset me armë zjarri në Prishtinë
Foto ilusruese

Sot rreth orës 18:00 një person është plagosur me armë zjarri në një lokal në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florije Ahmeti


“Rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën për një plagosje me armë zjarri. Rasti ka ndodhë në një lokal në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë, ku është plagosur një person i gjinisë mashkullore N.S 25 vjeç, i cili është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti, për Telegrafin.

“Aktualisht njësitet policore janë duke e bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes. Lidhur me këtë rast është identifikuar personi i dyshuar nga ana e policisë i njëjti ndodhet në arrati”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim