LAJMI I FUNDIT:

Një person gjendet i vdekur te Liqeni i Badovcit, dyshohet se është Fadil Syleviqi

Një person gjendet i vdekur te Liqeni i Badovcit, dyshohet se është Fadil Syleviqi
Foto: Arkiv

Ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës Fadil Syleviqi, dyshohet se është gjetur i vdekur në Liqenin e Badovcit.

Telegrafi ka kontaktuar zyrtarisht Policinë e Kosovës, por ata nuk kanë mundur ta konfirmojnë këtë.


Siç raportohet policia ka deklaruar për një vdekje të dyshimtë, por ende nuk e dinë identitetin e viktimës.

Emri i Syleviqit, është përmendur edhe nga i dënuari për vrasje, Shkumbin Mehmeti, i cili më parë kishte rrëfyer për vrasjet e pasluftës në Kosovë.

Mehmeti akuzoi Syleviqin se ka urdhëruar disa vrasje gjatë kohës kur grupi i tyre kriminal ishte duke funksionuar.

“Polici Fadil Syleviqi është i përshirë në shumë vrasje”, kishte thënë shkurt Mehmeti, duke mos treguar specifikisht në cilat.

Po ashtu kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, sa ishte Ambasador në Shqipëri,  kishte akuzuar Fadil Syleviqin se në prillin e vitit 1998 e ka vrarë atdhetarin Hafir Shala.

Po ashtu, Lladrovci ka thënë se rasti Hafir Shala nuk u hetua asnjëherë deri më tani, për t’u zbardhur e vërteta e kidnapimit dhe mbytjes me dhunë nga hetuesit e pushtetit të Sllobodan Millosheviq./Telegrafi/