Një person është gjetur pa shenja jete në Pejë, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga autoritetet si “Hetim i vdekjes”.

Sipas policisë, rasti është raportuar nga një qytetar kosovar, i cili ka njoftuar se viktima, mashkull, dyshohej të ishte pa shenja jete.


Menjëherë pas raportimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, në mënyrë që të përcaktohen shkaqet e sakta të vdekjes. /Telegrafi/