LAJMI I FUNDIT:

Një përditësim madhor i Windows pritet në vitin 2024 – thuhet se mund të jetë Windows 12

Një përditësim madhor i Windows pritet në vitin 2024 – thuhet se mund të jetë Windows 12

Sipas një raporti të ri nga Windows Central, Microsoft do të miratoj një cikël lëshimi të një Sistemi të ri Operativ çdo tre vjet, me lëshimin e ardhshëm të planifikuar për vitin 2024. Nuk është e qartë nëse është Windows 12 ose një përditësim i versionit të Windows 11.

Në të njëjtën kohë, Microsoft do të ngritë lëshimin e veçorive të reja për përdoruesit ekzistues të Windows.


GSM Arena shkruan se duke filluar me Windows 11 22H2 emri i koduar i të cilit është Sun Valley 2, Microsoft e prezantoi atë që ata e quajtën “Moments”, e cila u lejoi inxhinierëve të lëshojnë një numër të veçorive të ndryshme tek përdoruesit aktual pa pasur nevojë që ata të bëjnë ndonjë përditësim të madh, transmeton Telegrafi.

Sistemi “Moments” është ajo që e lejoi Microsoft të lëshoi butonin e motit në taskbar-in e Windows 11.

Raportohet se Microsoft ka punuar në drejtim të një lëshimi të ri, të cilit ata i vendosën emrin e koduar Sun Valley 3 që simbolizon vitin 2023, por e gjitha kjo është hequr pasi që pritet të ripërdoret në lëshimin e vitit 2024.

Kjo mënyrë e re e përditësimit të Windows do t’u mundësojë përdoruesve aktual të kenë qasje më të shpejtë në përditësimet e reja, pa pasur nevojë që të presin për versionin e ri të madh të sistemit operativ, e në të njëjtën kohë u lejon zhvilluesve të kenë më shumë kohë për testimin e problemeve të saj para lëshimit. /Telegrafi/