Një zyrtar i policisë u plagos pasi u godit me thikë në Kanë, në jug të Francës, dhe sulmuesi i tij është “neutralizuar”, tha të hënën ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, sulmi në Kanë vjen pasi shqetësimet mbi krimin e dhunshëm dhe terrorizmin janë ndër shqetësimet kryesore të votuesve, në prag të zgjedhjeve presidenciale franceze të vitit 2022.
“Unë do të shkoj menjëherë në vendngjarje sot në mëngjes dhe i ofroj mbështetjen time policisë kombëtare dhe qytetit të Kanës”, ka shtuar Darmanin në llogarinë e tij në Twitter.
Un policier du commissariat de #Cannes a été blessé à l’arme blanche. L’agresseur a été neutralisé par ses collègues. Je me rends sur place immédiatement ce matin et j’apporte tout mon soutien à la police nationale et à la ville de Cannes.
— Gérald DARMANIN (@GDarmanin) November 8, 2021
BFM TV, duke cituar një burim policor, tha se sulmuesi hapi derën e një makine policie të vendosur përpara stacionit të policisë, duke goditur me thikë policin në timon.
Më pas ai tentoi të sulmonte një polic të dytë në makinë, por një polic i tretë në makinë qëlloi me armë, duke e plagosur rëndë sulmuesin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251