LAJMI I FUNDIT:

Një ngjarje, tri rrëfime: Çfarë kërkonte xhandarmëria e Republikës Serbe në kazermën ushtarake të BeH afër Sarajevës?

Një ngjarje, tri rrëfime: Çfarë kërkonte xhandarmëria e Republikës Serbe në kazermën ushtarake të BeH afër Sarajevës?

Pjesëtarët e xhandarmërisë së Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Serbe kanë hyrë në kazermën e Forcave të Armatosura në Rajlovac afër Sarajevës të martën pasdite, me pretekstin se duhet t’i privojnë lirinë një ushtari.

Kështu së paku shkruan mediumi boshnjak Istraga.ba, duke u bazuar në informata nga disa burime në Ministrinë e Mbrojtjes të BeH dhe Forcat e Armatosura, përcjell Telegrafi.


“Ata kanë ardhur me dy makina policie, njëra prej të cilave ishte e Xhandarmërisë. Rreth orës 15 kanë qenë te porta e kazermës në Rajlovac, në kërkim të ushtarit A.Ç. i cili dyshohet se ka kryer veprën penale të grabitjes”, ka thënë një nga bashkëbiseduesit e mediumit në fjalë.

Sipas informacioneve nga Istraga.ba, pjesëtarët e Xhandarmërisë kanë parkuar automjetet në hyrje të kazermës dhe kanë kërkuar që të futen për të arrestuar ushtarin e dyshuar.

“Por në të dhënat e tyre është shkruar mbiemri i gabuar. Kanë qëndruar për pak kohë në kazermë”, sqaron bashkëbiseduesi i Istraga.ba.

Dhe lidhur me informacionin në fjalë, ka ardhur reagimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të RS, shkruan Oslobodenje.ba.

“Anëtarët e Ministrisë së Brendshme të RS nuk kontrolluan asnjë zonë në Rajlovac afër Sarajevës, as anëtarë të Xhandarmërisë nuk u angazhuan në privimin e lirisë së anëtarëve të Forcave të Armatosura të BeH në kazermat e AF të BeH në atë vend, siç kanë raportuar disa media. Ky është një lajm i rremë”, është thënë në një deklaratë nga Ministria e Brendshme e RS.

Duke pasur parasysh se portali Istraga.ba ishte i pari që publikoi lajmin për depërtimin e pjesëtarëve të xhandarmërisë në kazermën në Rajlovac, është e qartë se deklarata e MPB-së së RS-së i referohet para së gjithash këtij portali, i cili ka dalë me një kundër-reagim.

“Ministria e Brendshme e RS mohon se anëtarët e tyre kanë kryer ‘bastisje’ në Rajlovac, duke pretenduar se janë publikuar lajme të rreme. Mirëpo, Istraga.ba as nuk ka bërë të ditur se janë kryer bastisje, por se pjesëtarët e MPB-së së RS-së kanë hyrë me dy vetura në kazermën e Rajllovacit, duke tentuar të arrestojnë një pjesëtar të Forcave të Armatosura të BeH-së”, thuhet në komentin e këtij portali, përcjell Telegrafi.

Megjithatë, Senad Masoviq “korrigjon si Ministrinë e Brendshme të RS ashtu edhe portalin Istraga.ba”.

Nuk ka pasur absolutisht asnjë përpjekje të dhunshme për të hyrë në vendndodhjen e Forcave të Armatosura të Bosnjë dhe Hercegovinës (AFBiH) në Rajlovac, ka thënë për Radiosarajevo.ba shefi i Shtabit të Përbashkët të Forcave të Armatosura të BeH, gjeneral kolonel Senad Masovic. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Evropa
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori