LAJMI I FUNDIT:

Një në katër evropianë thonë se kanë vështirësi financiare

Një në katër evropianë thonë se kanë vështirësi financiare

Një në katër evropianë do ta përshkruanin situatën e tyre financiare si “të pasigurt”, ndërsa më shumë se gjysma e tyre besojnë se do të bien në një situatë të vështirë financiare në muajt e ardhshëm, raporton The Guardian.

80 për qind e tyre tashmë u është dashur të marrin vendime të vështira financiare, transmeton Telegrafi.


Kriza që shkaktoi rritjen e kostos së jetesës, e cila u shkaktua nga rritja e çmimit të energjisë, inflacioni galopant dhe lufta në Ukrainë, po ka çdo ditë e më shumë ndikim për banorët e Evropës, thuhet në një sondazh të kryer nga organizata joqeveritare franceze Secours Populaire, që e realizoi në gjashtë vende evropiane.

Më shumë se gjysma (54 për qind) nga 6 mijë të anketuarve në Francë, Gjermani, Greqi, Itali, Poloni dhe Mbretërinë e Bashkuar, thanë në sondazh se fuqia e tyre blerëse ka rënë ndjeshëm gjatë tre viteve të fundit.

Kjo po ndodh kryesisht për shkak të, siç thonë ata, çmimeve të larta të ushqimeve dhe karburanteve, qirave dhe faturave të ngrohjes.

Gjendja më e rëndë në Greqi

Sipas sondazhit, gjendja më e vështirë është në Greqi, ku 68 për qind e të anketuarve thanë se fuqia e tyre blerëse është “dukshëm” apo “disi” më e ulët se në vitin 2019, dhe Greqia pasohet nga Franca me 63 për qind, Itali me 57 për qind, Gjermania me 54, Britania me 48 dhe Polonia me 38 për qind.

Rreth 80 për qind e të anketuarve thanë se u është dashur të bënin kompromise të rëndësishme për të përballuar këto kohë sfiduese, më së shpeshti duke hequr dorë nga udhëtimet (62 për qind e tyre), duke filluar të kursenin në ngrohje (47 për qind), duke marrë hua nga miqtë dhe familja (42 për qind), gjetën një punë tjetër (40 për qind) dhe anashkaluan vaktet (29 për qind).

Në këto gjashtë vende, 64 për qind e të anketuarve thanë se “shpesh” ose “ndonjëherë” po e kanë të vështirë të vendosin se si të kursejnë më tej, sepse ata tashmë kanë shkurtuar gjithçka që mundnin, ndërsa 28 për qind thanë se tashmë janë të mbingarkuar financiarisht nga mesi i muajit, dhe 27 për qind kanë frikë se mos humbin shtëpinë e tyre.

Mesatarisht, 27 për qind e të anketuarve në këto gjashtë vende, thanë se situata e tyre materiale dhe financiare ishte e “pasigurt”, duke përshkruar se “një shpenzim i papritur mund të ndryshojë gjithçka”, ndërsa 55 për qind e të anketuarve thanë se ishin “të kujdesshëm”.

Evropianët kanë frikë nga e ardhmja

Por për shumë njerëz, e ardhmja duket edhe më e keqe: shumica e evropianëve (55 për qind) thanë se mund të përballen me rrezikun e varfërisë në muajt e ardhshëm. Një në pesë të anketuar (17 për qind) vlerësuan se kjo mundësi ishte “shumë e mundshme”.

Më të shqetësuarit janë italianët dhe grekët, me 70 dhe 68 për qind “shumë” ose “disi” të shqetësuar. Rreth 47 për qind e të anketuarve në Britani thanë se rreziku ishte i theksuar, ashtu si 42 për qind e të anketuarve në Francë.

Më së keqi e kanë prindërit

Prindërit e ndjejnë barrën më të madhe, tregoi hulumtimi. Shumica dërrmuese e prindërve (72 për qind) në këto gjashtë vende, thanë se ishin detyruar të shkurtonin aktivitetet e tyre të kohës së lirë (72 për qind) në mënyrë që të ruanin cilësinë e jetës së fëmijëve të tyre.

Pothuajse gjysma e prindërve në këto gjashtë vende (48 për qind e tyre) thanë se rregullisht duhet të kursejnë ushqimin e tyre për të ushqyer fëmijët e tyre, ndërsa 66 për qind e tyre thanë se duhej të reduktonin aktivitetet e fëmijëve të tyre, duke përfshirë festime dhe festimin e festave.

Mesatarisht, 49 për qind e të anketuarve që janë prindër (mes tyre 50 për qind e të anketuarve nga Britania) thanë se janë të shqetësuar se nuk do të jenë në gjendje të plotësojnë nevojat e fëmijëve të tyre në të ardhmen, ndërsa 33 për qind thanë se tashmë nuk kanë mundësi të sigurojnë një dietë të larmishme që do të donin të përballonin fëmijët e tyre.

Hulumtimi tregoi se në mesin e këtyre vendeve ekziston gjithashtu një dallim i rëndësishëm se cilat grupe njerëzish janë në rrezik më të madh nga varfëria: në Gjermani ata janë pensionistë, në Itali të rinjtë dhe në Mbretërinë e Bashkuar prindërit vetushqyes. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si shtetet arabe 'e ndihmuan befas Izraelin të zmbrapsë sulmin e Iranit'

Si shtetet arabe 'e ndihmuan befas Izraelin të zmbrapsë sulmin e Iranit'

Botë
Aeroplanët luftarakë amerikanë do të qëndrojnë në Lindjen e Mesme - sulmi i Iranit ndaj Izraelit, të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

Aeroplanët luftarakë amerikanë do të qëndrojnë në Lindjen e Mesme - sulmi i Iranit ndaj Izraelit, të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

Botë
SHBA me mesazh të qartë për Izraelin, nëse Tel Avivi vendos për një “kundërofensivë” kundër Iranit

SHBA me mesazh të qartë për Izraelin, nëse Tel Avivi vendos për një “kundërofensivë” kundër Iranit

Botë
Po trajtohet si

Po trajtohet si "akt terrorist" – detaje dhe pamje të tjera rreth ngjarjes ku peshkopi dhe besimtarët u sulmuan me thikë në një kishë në Sidnei

Australia
Bomba dhe viruse: Historia e 'sulmeve të Izraelit' në tokën iraniane

Bomba dhe viruse: Historia e 'sulmeve të Izraelit' në tokën iraniane

Botë
Turqia ka një mesazh për Iranin

Turqia ka një mesazh për Iranin

Botë
Kalo në kategori