Një grup myslimanësh, hebrenjsh dhe të krishterësh u bashkuan të enjten për të hedhur gurthemelin për një qendër që do të strehojë vendet e adhurimit për secilën fe, në një simbol të dialogut ndërfetar në kryeqytetin gjerman.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pak ditë pas protestave në Berlin për konfliktin midis izraelitëve dhe palestinezëve në Gaza, dhe në një kohë kur politikanët po paralajmërojnë rritje të antisemitizmit në Gjermani, “Shtëpia e Përbashkët” ofron një dritë shprese për dialog, thanë themeluesit e saj.
“Është e rëndësishme që konfliktet dramatike botërore mund të diskutohen në kryeqytetin gjerman dhe që njerëzit të kenë një fazë për të nxjerrë në pah problemet në vendet e tyre dhe për të shprehur mendimet e tyre”, ka thënë kryetari i Berlinit, Michael Mueller në ceremoni.
“Por urrejtja dhe dhuna, antisemitizmi dhe islamofobia, racizmi dhe nxitja nuk kanë vend në shoqërinë tonë”, shtoi ai.
Siç bëhet e ditur, ndërtesa, me një kullë të gjatë katrore, do të përmbajë dhoma të veçanta për shërbime fetare dhe një zonë të përbashkët për takime.
Krerët e Këshillit Qendror të Hebrenjve të Gjermanisë dhe Këshillit Qendror të Myslimanëve e kanë mirëpritur projektin dhe shkëmbimin fetar që synon të bëjë të mundur.
Puna e ndërtimit, e cila filloi pas 10 vjet planifikimi, do të zgjasë katër vjet dhe kushton 47.3 milionë euro.
Qeveria gjermane kontribuon me 20 milionë euro, qyteti i Berlinit me 10 milionë euro dhe pjesa tjetër do të vijë nga kontribues të tjerë, përfshirë donacionet nga jashtë.
Qendra do të ndërtohet në vendin e një kishe të shekullit të 13-të e cila u shkatërrua nga qeveria Komuniste e Gjermanisë Lindore në vitet 1960. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Si t'i njohim huliganët në një protestë: Këto janë detajet që i dallon ata, tregon eksperti serb

Inteligjenca ushtarake ukrainase e di në kohë reale se ku janë Putin dhe Prigozhin

Shefi i mercenarëve të Wagner nis "një sulm tjetër shpërthyes" ndaj Kremlinit, pas sulmit të supozuar me dronë në Moskë

Wagner Group 'duke përdorur Twitter dhe Facebook për rekrutim'

Air New Zealand do të peshojë pasagjerët para hipjes në aeroplan - linja ajrore tregon arsyet

Kılıçdaroglu humb imunitetin, ai mund të përfundojë në gjykatë për fyerjet ndaj Erdoganit

Imagine Films Sh.P.K

Nina Boxes NPSH

Imagine Films Sh.P.K

Brace Law

NextSEO

Shitet banesa 121.52m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Shitet shtëpia 299.81 m², një strehë qetësie në Zllatar ID-195

Me fletë poseduese dhe në qendër të Prishtinës kjo banesë ofrohet për blerje ID-194

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas

Komoditet superior për orë të tëra loje për fëmijët tuaj falë atleteve Adidas

Krijoni kombinime të pafundme – atletet Puma që shkojnë me çdo veshje

Përshtatja moderne dhe eleganca klasike – maica Polo Giovanni Ferrini për meshkuj

Atletet Adidas ofrojnë mbështetje për këmbët dhe nuk shkaktojnë djersitje
Më të lexuarat

Serwer: Për situatën në veri, SHBA-ja po mbështetë 100 për qind Serbinë

Kurti për The Guardian: Deklarata e Blinkenit ishte e padrejtë, e gabuar dhe shumë naive

Hoxha: Kurti mund të shkarkohet apo të dorëhiqet

Si t'i njohim huliganët në një protestë: Këto janë detajet që i dallon ata, tregon eksperti serb

Presidenti kroat komenton zhvillimet në veri: Serbia duhet ta kuptojë se Kosova është e pavarur

Kryetari i Zubin Potokut: Do t’i dëgjoj rekomandimet e ShBA-së, sot e kam ushtruar detyrën në Çabër