LAJMI I FUNDIT:

Një ndër golat më të ‘çmendur’ të këtij sezoni në Ligën Premier – Ward-Prowse shënoi direkt nga korneri

Një ndër golat më të ‘çmendur’ të këtij sezoni në Ligën Premier – Ward-Prowse shënoi direkt nga korneri

West Hami shënoi fitore mbrëmë (e shtunë) me rezultat 2-1 në udhëtim ndaj Wolvesit në kuadër të javës së 32-të në Ligën Premier.

Ishin vendasit ata që morën të parët avantazhin duke shënuar përmes Pablo Sarabias i cili e shndërroi në gol penalltinë e shkaktuar nga Emerson.


Sidoqoftë, Emerson e përmirësoi gabimin e tij në pjesën e dytë, pasi e ndihmoi West Hamin të fitojë një penallti në minutën e 71-të, të cilën më pas e ekzekutoi për mrekulli Lucas Paqueta.

Pothuajse dhjetë minuta pas golit të barazimit, West Hami gjeti edhe golin e tri pikëve me anë të James Ward-Prowse i cili shënoi direkt nga korneri.

Ky ishte padyshim një ndër golat më të ‘çmendur’ të këtij sezoni në Ligën Premier dhe Ward-Prowse e dëshmoi edhe një herë tjetër pse është një ndër lojtarët më kualitativ në futbollin anglez.

Ky ishte goli i gjashtë për 29-vjeçarin në këtë edicion të garave në Ligën Premier, teksa ka kontribuar edhe me shtatë asistime./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Kalo në kategori