LAJMI I FUNDIT:

Një muaj paraburgim për kosovaren e cila dyshohet se vrau burrin me sëpatë në Francë

Një muaj paraburgim për kosovaren e cila dyshohet se vrau burrin me sëpatë në Francë
Burgu i Dubravës /Foto: Ridvan Slivova

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurës Suzana Zogiani-Sekiraqa për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Vrasja e rëndë nga neni 179 par.1.3 dhe 1.4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Të pandehurës Suzana Zogiani-Sekiraqa i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, nga dt. 05.10.2018 deri me dt. 05.11.2018.


Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 21.09.2018, e pandehura Suzana Zogiani-Sekiraqa në banesën e saj në Francë ku ishte duke jetuar së bashku me bashkëshortin e saj, me dashje e ka privuar nga jeta në mënyrë mizore bashkëshortin e saj Artan Sekiraqa duke e goditur me sëpatë në regjionin e kokës, me ç’ rast i njëjti kishte mbetur i vdekur.

Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurës Suzana Zogiani-Sekiraqa është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës duke pasur parasysh peshën e rëndë të veprës penale dhe dënimin e paraparë për këtë vepër penale, mënyrën dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale dhe karakteristikat e saj personale, të cilat tregojnë rrezikun se e pandehura po të gjendet në liri mund të arratiset, pasi që për të njëjtën është lëshuar fletë arrest ndërkombëtarë”, thuhet në njoftimin për media.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Kujtojmë se mediat franceze më 4 tetor të këtij viti kishin raportuar se trupi i Artan Sekiraqës, 33 vjeçar, është gjetur të shtunën pasdite vdekur në një dhomë në apartamentin në katin e tretë në rrugën Grande Rue 39 A në Dole, në krahinën e Juras në Francë.

Sipas mediave prokurori i Besançon, Etienne Manteaux kishte thënë se e dyshuar kryesore për këtë vrasje është gruaja e Artanit, Suzana Zogiani-Sekiraqa. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Lajme
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Kalo në kategori