LAJMI I FUNDIT:

Një muaj paraburgim ndaj serbit që dyshohet se bashkë me një grup gjuajtën me armë Policinë e Kosovës

Një muaj paraburgim ndaj serbit që dyshohet se bashkë me një grup gjuajtën me armë Policinë e Kosovës

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masa të paraburgimit për 30 ditë ndaj serbit Sreçko Sofronijeviq.

Ai akuzohet për veprat penale të “Sulmit ndaj personit zyrtar” në bashkëkryerje dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.


Ky vendim vjen pas aprovimit të kërkesës nga Prokuroria Speciale.

Sreçko Sofronijeviq ishte shpallur në kërkim nga autoritetet e Kosovës pas përfshirjes së tij gjatë një aksioni të Policisë së Kosovës për parandalimin e kontrabandës së mallrave.

Policia e Kosovës arrestoi Sreçko Sofronijeviqin për pjesëmarrje në protestat e vitit 2021, reagon Vuçiq
Lexo po ashtu Policia e Kosovës arrestoi Sreçko Sofronijeviqin për pjesëmarrje në protestat e vitit 2021, reagon Vuçiq

Siç njoftohet, rasti kishte ndodhur në fshatin Rudarë, komuna e Zveçanit.

Njësiti i Policisë së Kosovës gjatë patrullimit, kishin hasur në një barrikadë dhe në një grup të personave ku bënte pjesë edhe i pandehuri Sreçko Sofronijeviq.

Ky grup i personave ishin të armatosur dhe i kishin dalë në pritë zyrtarëve policor, ashtu që në momentin që e kanë parë policinë, kishin  filluar të shtinë me armë automatike dhe granata dore në drejtim të policisë.

Si rezultat i këtij sulmi, nga pjesët e granatës së dorës ishte plagosur zyrtari policor B.A.

Lista Serbe dhe Petkoviqi reagojnë pas arrestimit të serbit në veri
Lexo po ashtu Lista Serbe dhe Petkoviqi reagojnë pas arrestimit të serbit në veri

Vendimi për paraburgim kishte ardhur pasi sipas gjykatës, “Me qëndrimin në liri, i pandehuri mund të fshihet ose të arratiset për të shmangur përgjegjësinë penale, veçanërisht për shkak të dyshimit që është arratisur që nga koha e kryerjes së veprës penale”.

Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë mund të kundërshtohet me ankesë në Gjykatën e Apelit nga palët e pakënaqura përmes të njëjtës gjykatë themelore./Telegtrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori