LAJMI I FUNDIT:

Një kalavesh rrushi në Japoni shitet për 11 mijë dollarë

Një kalavesh rrushi në Japoni shitet për 11 mijë dollarë

Një kalavesh rrushi të famshëm Ruby Roman është shitur në një ankand në Japoni me një çmim rekord prej rreth 11 mijë dollarë.

Kanë qenë mediat japoneze ato që kanë raportuar se ankandi u mbajt në shtetin Ishikawa, ku rrushi Ruby Roman është rritur tradicionalisht.


Dhe ka qenë një hotel japonez që fitoi shitjen publike, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ruby Roman është një specie me diametër 3 centimetra për secilën kokërr rrushi, pothuajse e barabartë me madhësinë e një topi pingpongu.

Rrushi Ruby Roman, i rritur në Japoninë qendrore, është ndër më të shtrenjtët në botë, i çmuar për ëmbëlsinë dhe aciditetin e ulët.

Siç thuhet më tej, ai ka një ngjyrë të kuqe të ndritshme dhe një ëmbëlsi të fortë.

Njëra prej tufave të saj raportohet se peshon rreth 900 gram dhe përbëhet nga rreth 30 copë, që do të thotë se blerësi duhet të paguajë rreth 400 dollarë për kokërr rrush.

Kooperativa bujqësore tha se korrja vazhdon për tre muaj, duke filluar nga korriku.

Dhe ata presin që 26,000 tufa rrushi të jenë në shitje deri në shtator. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Fun
Eh, bionde

Eh, bionde

Sigurimi dhe organizatori nuk mund të vendosin se në cilën karrige ta ulin liderin e Koresë së Veriut, pamjet bëhen virale

Sigurimi dhe organizatori nuk mund të vendosin se në cilën karrige ta ulin liderin e Koresë së Veriut, pamjet bëhen virale

Virale
Një qen është “ngjitur” në një shtyllë nga një fqinj i zemëruar - si një ndëshkim për urinimin në oborrin e tij

Një qen është “ngjitur” në një shtyllë nga një fqinj i zemëruar - si një ndëshkim për urinimin në oborrin e tij

Fun
Vallëzime erotike dhe “twerk” në mes të rrugës (Video)

Vallëzime erotike dhe “twerk” në mes të rrugës (Video)

Fun
Kalo në kategori