LAJMI I FUNDIT:

Një histori që fillon rreth një shekull më parë: Rastet kur “pakot bombë” janë dërguar në adresat e figurave publike në Amerikë

Një histori që fillon rreth një shekull më parë: Rastet kur “pakot bombë” janë dërguar në adresat e figurave publike në Amerikë

SHBA ka parë një numër incidentesh kur pajisje eksplozive apo toksike janë dërguar në adresat e figurave publike.

Dhe një fenomen i tillë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ka ndodhur edhe gjatë kësaj jave, ku një numër “pako bombë” janë dërguar në adresat e politikanëve dhe jo vetëm, në SHBA.

Së fundmi, një pako e ngjashme e dyshimtë u gjet në restorantin e aktorit të famshëm hollivudian Robert de Niro.

Loja e pajisjeve që besohet të jenë me eksplozive u nis me gjetjen e një të tillë në kompleksin e miliarderit filantrop George Soros; ajo vazhdoi me pas me pakot e dërguara në adrese të ish-presidentit Barack Obama, ish-sekretares së shtetit Hillary Clintonit, e madje edhe selisë së rrjetit televiziv CNN.

Megjithatë këto nuk janë rastet e vetme kur personalitete të njohura në SHBA janë ballafaquar me një “kërcënim të tillë”, përcjell Telegrafi.

Këtu janë disa nga incidentet më të rëndësishme të mëparshme:

Viti 1919

“Pakot bombë” u dërguan pak më shumë se një shekull më parë, të dërguara nga anarkistë radikalë.

Sipas mediave, përcjell Telegrafi, një numër i tyre u dërguan tek gjyqtarët, politikanët, zyrtarët e zbatimit të ligjit dhe të tjerët në tetë qytete.

Një senator amerikan ishte ndër ata që ishte synuar. Ai mbijetoi, por duart e shërbyeses së tij ishin hedhur në erë nga bomba.

Ditën tjetër, 12 eksplozivë tjerë u dërguan në pako për udhëheqësit politikë dhe të biznesit – duke përfshirë John Rockefeller.

“The Unabomber”

Për gati 20 vjet, një figurë anonime e njohur vetëm si “Unabomber” u bë figura më e kërkuar në Amerikë.

Ted Kaczynskit iu dha nofka nga FBI për vargun e tij të sulmeve në një universitet dhe linjë ajrore. Pajisjet e tij vranë tre vetë dhe plagosën 24 të tjerë.

Taskforca që u përpoq ta gjente atë, punësoi 150 hetues me kohë të plotë. Viktimat e tij u zgjodhën rastësisht.

Kaczynski u zbulua vetëm kur ai publikoi një ese me 35.000 fjalë, më vonë të bartur në dy gazeta kombëtare.

Vëllai i tij u paraqit vullnetar dhe i vuri policët në rrugën e duhur për ta gjetur atë në një kabinë të vogël, primitive, të cilën dy vëllezërit e kishin ndërtuar.

Viti 2001, Sulmet Amerithrax

Një javë pas sulmit terrorist të 11 shtatorit, u dërguan letra me anthrax.

Pesë vetë u vranë dhe 11 mbetën të sëmurë në atë që u bë sulmi më i keq biologjik në historinë amerikane.

Hetimi u emërtua me emrin “Amerithrax”.

Një senatori iu dërgua një shënim ku shkruhej: “Ju nuk mund të na ndaloni, ne e kemi këtë anthrax, ju tani vdisni, keni frikë? Vdekje Amerikës, vdekje Izraelit. Allahu është i madh”.

FBI tha se ishte gati të emërojë Dr Bruce Ivins si fajtor – por ai vrau veten para se ata të bënin këtë gjë.

Viti 2018, fushata bombarduese Austin

Një 23-vjeçar pa histori kriminale hodhi veten në erë në makinën e tij pasi policia e rrethoi atë, pas shfaqjes së një grupi të “pakove bombë”.

Tri nga pajisjet e para të Mark Conditt ishin të fshehura në pako që nuk ishin postuar, por u vendosën në pragun e shtëpive të njerëzve.

Ai u identifikua nga pamjet e kamerave të sigurisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Evropa
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori