LAJMI I FUNDIT:

Një histori ndryshe e Turqisë: Sot ndodhi puçi i pestë ushtarak brenda 56 viteve

Një histori ndryshe e Turqisë: Sot ndodhi puçi i pestë ushtarak brenda 56 viteve

Grusht shteti që po zhvillohet në këto momente në Turqi, e që nga Qeveria turke po cilësohet si tentim-grusht shteti, nuk është i pari që vendi ka parë: këto ngjarje datojnë që nga viti 1960.

Të gjitha lajmet rreth grushtshtetit në Turqi
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth grushtshtetit në Turqi

1960


Grusht shteti i parë në Turqi ndodhi më 1960, kur ushtria ia doli me sukses të merrte nën kontroll vendin në mesin e tensioneve të larta në vend. Presidenti i atëhershëm Celal Bayar, kryeministri Adnan Menderes dhe zyrtarë tjerë u arrestuan më pas dhe u gjykuan për tradhti, raporton Al Jazeera. Më vonë, Menderes u var.

Gjenerali ushtarak, Cemal Gursel, që drejtoi grusht shtetin, mori postin e presidentit dhe atë të kryemministrit.

1971

Ushtria përsëri rrëzoi qeverinë turke më 1971. Grusht shteti erdhi pas disa muajve të përcjell me dhunë e trazira, raporton Reuters.

Ky grusht shtet u konsiderua si “grusht shtet nga memorandumi” pasi që gjenerali ushtarak Memduh Tagmac i dha ultimatum kryeministrit Suleyman Demirel, duke e detyruar atë të largoohet nga zyra. Për dallim nga zhvillimet e vitit 1960, ushtria nuk e mori shtetin në dorë, por Kabineti që drejtonte shtetin ishte nën mbikëqyrjen e ushtrisë.

1980

Meqenëse grusht shteti i vitit 1971 nuk solli shumë qetësi në Turqi, ushtria sërish vendosi të tentonte një grusht shtet më 1980. Grusht shteti u ndërmorr shtatorin e atij viti, dhe ushtria mori kontrollin. Admirali Bulent Ulusu mori postin e kryeministrit nga Demirel.

Kësaj radhe, grusht shteti solli stabilitet në Turqi, por ushtria ndaloi disa mijëra person, ekzekutoi disa dhjetra dhe torturoi një numër të madh, raporton Al Jazeera.

1997

Ndonëse nuk mund të konsiderohet si krejtësisht grusht shtet, ushtria turke më 1997 lëshoi disa rekomandime për qeverinë turke. Zgjidhja e vetme e qeverisë ishte të pranonte ato rekomandime, raporton Al Jazeera, dhe kryeministri Necmettin Erbakan u detyrua të dorëhiqej.

I cilësuar si grusht shtet “i butë”, ai ishte i suksesshëm pasi që ushtria punoi me bizneset, me drejtësinë, me mediat dhe me liderët politikë, raporton Reuters. /Koha.net/.

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Kalo në kategori