LAJMI I FUNDIT:

“Një hije më thoshte: Vriti, vriti” – gruaja shpallet fajtore për vrasjen e dy fëmijëve (Foto)

“Një hije më thoshte: Vriti, vriti” – gruaja shpallet fajtore për vrasjen e dy fëmijëve (Foto)

Një grua është shpallur fajtore për vrasjen e djalit të saj 7–vjeçar dhe vajzën 5 – vjeçare për të cilën po kujdesej.

Elzbieta Plackowska, nga Chicago u shpall fajtore të mërkurën nga gjykata e DuPage Country.


Avokatja mbrojtëse e 45–vjeçares pretendoi se gruaja po kalonte një fazë të rëndë psikike, kur vrau fëmijët më 30 tetor të 2012 -ës, në shtëpinë e vajzës së vogël në Naperville.

Kristen Nedval tha para gjykatës së Plackowska i donte shumë fëmijët dhe nuk do t’i kishte vrarë nëse do të kishte qenë e ndërgjegjshme se çfarë po bënte.

Por prokurori Bob Berlin solli në vëmendje fjalët e gruas pasi ishte arrestuar.

“Nuk presupozohet që ta bëj, por më duhet ta bëj…”. Kjo sipas Berlin tregonte se gruaja ishte e ndërgjegjshme se ajo çfarë po bënte ishte e gabuar.

Plackowska punonte si dado dhe po kujdesej për 5-vjeçaren Olivia Dworakowskin, së bashku me djalin e saj 7-vjeçar Justin, kur i vrau të dy fëmijët.

Pas kësaj ajo vrau edhe dy qentë. Gjatë marrjes në pyetje, gruaja i tha hetuesve se një “hije e zezë” e kishte komanduar që të kryente vrasjet, përcjell tvklan.al.

Gjatë gjyqit, mbrojtja u mbështet në dëshminë e mjekut që e kishte intervistuar 10 ditë pas vrasjeve.

Sipas Dr Phillip Resnick, Plackowska kishte një besim psikotik se djajtë kishin hyrë në trupin e Olivias dhe Justin dhe duke i vrarë po i lejonte fëmijët që të futeshin në parajsë.

“Vriti, vriti”, më psherëtiu hija… kështu i kishte rrëfyer Plackowska psikiatrit.

Justin u godit 100 herë me thikë, ndërsa Olivias iu gjetën 50 plagë, tha policia.

Të dy fëmijët u gjetën me fytin e prerë. Justin u gjet në shtrat, ndërsa Olivia në dysheme.

Hetuesit thanë se pas vrasjes makabre, ajo kishte marrë në telefon në mënyrë të vazhdueshme kishën lokale dhe kishte lënë mesazhe të shumta.

Sipas akuzës, Plackowska ishte e ndërgjegjshme se çfarë po bënte dhe se në atë kohë nuk ishte e lumtur me jetën dhe martesën e saj.

Në një video të regjistruar gjatë marrjes në pyetje, ajo pranonte se kishte qenë pikërisht kjo arsyeja e vrasjes.

Në trend Botë

Më shumë
Shtëpia e Bardhë: Presidenti iranian 'kishte gjak në duart e tij'

Shtëpia e Bardhë: Presidenti iranian 'kishte gjak në duart e tij'

Ukraina bombardon portin ku është zhvendosur flota ruse e Detit të Zi

Ukraina bombardon portin ku është zhvendosur flota ruse e Detit të Zi

Botë
Disa vende të NATO-s

Disa vende të NATO-s "po lobojnë për më shumë guxim" kur është në pyetje dërgimi i trupave ushtarake perëndimore në Ukrainë

"Qiejt tanë do të bëhen ferr për pilotët okupues!”: Ukraina thotë se ka rrëzuar aeroplanin e katërt rus në dy javë

Botë
Helikopteri iranian nuk e kishte sistemin e tij të sinjalizimit fare ose e kishte fikur, thotë ministri turk

Helikopteri iranian nuk e kishte sistemin e tij të sinjalizimit fare ose e kishte fikur, thotë ministri turk

Ukraina është e vetëdijshme se lufta do të përfundojë me negociata, thotë zyrtari i lartë i sigurisë ukrainase

Ukraina është e vetëdijshme se lufta do të përfundojë me negociata, thotë zyrtari i lartë i sigurisë ukrainase

Kalo në kategori