LAJMI I FUNDIT:

Një grup të rinjsh pro-palestinezë bërtisnin dhe tentuan të futen në objekt, momenti kur ambasadorja izraelite në Britani largohet me urgjencë

Një grup të rinjsh pro-palestinezë bërtisnin dhe tentuan të futen në objekt, momenti kur ambasadorja izraelite në Britani largohet me urgjencë

Ambasadorja izraelite në Mbretërinë e Bashkuara, gjatë mbrëmjes së kaluar është nxjerrë me urgjencë nga një shkollë në Londër, kjo për shkak se një grup studentësh pro-palestinezë tentuan të futen brenda objektit të shkollës.

Tzipi Hotovely u fut me urgjencë në veturën diplomatike nga truprojat, dhe me shpejtësi u larguan nga protestuesit që bërtisnin dhe tentonin ta kapnin, transmeton Telegrafi.


Diplomatja ishte ftuar të jetë pjesë e një debati dhe po mbante në duar një buqetë me lule, kur turma filluan të bërtasin “a nuk të vjen turp”.

Në anën tjetër ministrat e qeverisë britanike Nadhim Zahawi dhe James Cleverly kanë dënuar “sjelljet agresive dhe kërcënuese”.

Pamjet e këtij momenti janë kapur nga kamerat e mediave britanike, dhe mund të shihet se si sigurimi i ambasadores izraelite në Britani alarmohen pasi e shohin turmën duke bërtitur. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Azia
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori