Një grua ukrainase thuhet se rrëzoi dronin rus me një kavanoz


Miliona civilë ukrainas janë larguar nga vendi pasi forcat ruse nisën pushtimin e vendit disa ditë më parë.
Por të tjerët kanë zgjedhur të qëndrojnë – ose për të luftuar kundër trupave ruse ose për të ndihmuar të tjerët që nuk mund të largohen duke ofruar ndihmë dhe mbështetje mjekësore.
Një qytetare e guximshme po cilësohet si hero pasi besohet se ka rrëzuar një dron me një kavanoz domatesh dhe kumbullash të konservuara.
Faqja ukrainase e lajmeve Liga.net.ua foli me gruan – e njohur vetëm si Elena – e cila është pjesë e një grupi që merr një qëndrim kundër Rusisë.
Ajo tha se ishte ulur në ballkonin e banesës së saj në Kiev duke pirë duhan kur papritmas u shfaq droni.
Në një përpjekje për ta ndalur pajisjen, ajo hodhi një kavanoz me domate të konservuara dhe kumbulla të ruajtura nën karrigen e saj, për ta ndalur pajisjen në rast se do të qëllonte drejt saj. /Telegrafi/



































