LAJMI I FUNDIT:

Një grua gjendet në një ishull kroat – misteri është se “flet një anglisht të përsosur”, por nuk e mban mend emrin e saj

Një grua gjendet në një ishull kroat – misteri është se “flet një anglisht të përsosur”, por nuk e mban mend emrin e saj

Policia ka mbetur e befasuar pasi një grua e gjakosur dhe e mavijosur që flet ‘një anglisht të përsosur’ u gjet në një shkëmb në det në një ishull kroat.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, gruaja, që mendohet të jetë në të 60-at, u vu re nga një peshkatar ndërsa ishte në shkëmbinj në ishullin Krk, Kroaci.


Ajo kishte pësuar prerje në fytyrë dhe u tha autoriteteve se nuk e kishte idenë se si kishte arritur atje, madje duke mos ditur të tregonte as emrin e saj, raporton The Sun.

Thuhet se ajo fliste një anglisht të përsosur, por autoritetet ende nuk kanë qenë në gjendje të konfirmojnë kombësinë e saj.

Gruaja u shpëtua përfundimisht nga një ekip prej 14 personash të cilët duhej të përdornin 4×4 dhe të ecnin dy kilometra mbi shkëmbinj për të arritur tek ajo.

Zyrtarët thanë se ajo nuk kishte pasaportë, letra ose telefon dhe mezi mund të pinte ujë pasi ishte aq e dobët.

Mësohet se ajo ndodhet në spital për të marrë tretman mjekësor.

Një banore që jeton pranë tha për faqen e lajmeve 24Sata: “Është e çuditshme se si arriti në atë zonë. Është një pjesë jashtëzakonisht e paarritshme e gjirit me gurë tmerrësisht të mprehtë”.

“Nuk ka jetë apo kafshë përveç derrave të egër ose arinjve të cilët dinë të vijnë këtu në kërkim të ushqimit, por kjo është një gjë e rrallë sepse nuk ka ushqim, asgjë”.

Ishulli Krk mbulon 157 kilometra katrorë dhe është ishulli më i madh në detin Adriatik. Ai ndodhet rreth 30 km larg qytetit të Rijekës, dhe është gjithashtu i popullarizuar me turistët. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Hajduti profesionist xhepash zbulon sekretet e vjedhjeve: Turistët janë objektivi i preferuar - kur duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm

Hajduti profesionist xhepash zbulon sekretet e vjedhjeve: Turistët janë objektivi i preferuar - kur duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm

Fun
Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Fun
Britanikja provoi për herë të parë byrekun - mësoni çfarë note i dha këtij ushqimi

Britanikja provoi për herë të parë byrekun - mësoni çfarë note i dha këtij ushqimi

Fun
Në mes të një fjalimi të 'zjarrtë', një kryebashkiaku kolumbian i bien pantollat

Në mes të një fjalimi të 'zjarrtë', një kryebashkiaku kolumbian i bien pantollat

Fun
Ngjarje e pazakontë - pastrojnë borën me makinë kositëse të barit

Ngjarje e pazakontë - pastrojnë borën me makinë kositëse të barit

Fun
24 thënie që do t’iu bëjnë të besoni se mund të arrini gjithçka

24 thënie që do t’iu bëjnë të besoni se mund të arrini gjithçka

Interesante
Kalo në kategori