LAJMI I FUNDIT:

Një gjë assesi nuk duhet ta bëni kur në shputa shfaqen kallot: Mjekët paralajmërojnë komplikime

Një gjë assesi nuk duhet ta bëni kur në shputa shfaqen kallot: Mjekët paralajmërojnë komplikime

Ja çfarë ndihmon

Termi kallo i referohet një vrage kockore të bërë nga indi lidhor që formohet në vendin e një frakture ose dëmtimi serioz


Kallo e lëkurës është e ngjashme, por që bëhet fjalë për dëmtimin i cili ka ndodhur për shkak të shtypjes së zgjatur apo fërkimit.

Kallot në këmbë janë një shqetësim i shpeshtë. Por të shumta janë edhe ilaçet për to, transmeton Telegrafi.

Zakonisht mendohet që kallot në shputa shfaqen vetëm verës, kur lëkura është më e djersitur dhe më e ndjeshme në fërkime. Mirëpo, kjo nuk është e vërtetë.

Dimri, këpucët e rënda, tegelat e vrazhdë në çorape dhe qëndrimi i gjatë me këpucë në këmbë gjithsesi mund të shkaktojnë këtë dukuri.

“Kallo e lëkurës patjetër duhet të shërohet. Në të kundërt, plaga nuk do të mund të shërohet një kohë të gjatë, sepse në fakt është një “hapje” për infeksione të ndryshme të cilat i lejon të futen në trup”, thonë ekspertët.

Si ta trajtoni shpejt kallot?

Nëse kallo është formuar kohët e fundit dhe vazhdimisht “shpërthen”, atëherë mjekët rekomandojnë sa vijon:

1. Përdorni suva mjekësore me bazë silikoni, me shtimin e pomadës salicilike.
2. Aplikoni pomadë e cila ka efekt antimikrobik dhe lehtëson inflamacionin, në zonën e problemit.

Megjithatë, në shumicën e rasteve, ilaçet popullore mund të ndihmojnë. Për shembull, ngjitni një gjethe aloe në kallo gjatë natës dhe mbështilleni zonën me një fashë. Lëngu i limonit ose qepa e copëtuar do të ndihmojnë për të hequr qafe kallot e thata. Këshillohet që këto fasha të mbahen sa më gjatë, theksojnë ekspertët.

Në disa raste rekomandohen edhe ndërhyrjet kirurgjikale kur kallot janë shumë të thella, për të parandaluar shtrembërim të kockës së gishtit të këmbës. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori