LAJMI I FUNDIT:

Një fuqi nafte kushton mbi 83 dollarë

Një fuqi nafte kushton mbi 83 dollarë

Çmimet e naftës mbetën mbi nivelin e 83 dollarëve në tregjet ndërkombëtare, duke krijuar balancë midis ofertës dhe fuqisë blerëse.

Në tregun e Londrës, çmimi i një fuçie ka mbetur pothuajse e pandryshuar në krahasim me ditën e djeshme dhe ka arritur në 83.28 dollarë.


Në tregun amerikan një fuçi tregtohej me një çmim më të ulët prej 35 cent, nga 76.70 dollarë.

Inventarët e naftës së papërpunuar në SHBA u rritën me 6.2 milionë fuçi javën e kaluar, sipas burimeve të tregut duke cituar të dhënat nga Instituti Amerikan i Naftës (API) të publikuara të martën. Të dhënat zyrtare do të publikohen gjatë ditës.

Furnizimi i bollshëm u sinjalizua edhe nga prodhimi rus, i cili në shkurt arriti për herë të parë nivelin e parasanksioneve, raporton e përditshmja Kommersant, duke cituar burime. Oferta elastike ruse po mban interesin për blerje në një nivel të ulët, tha Stephen Brennock i PVM.

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) ka rritur prodhimin gjatë muajit shkurt. /Telegrafi/