LAJMI I FUNDIT:

Një funeral që mund të jetë i fundit do të zhvillohet në ‘fshatin fantazmë anglez që u mbyll’ në vitin 1943

Një funeral që mund të jetë i fundit do të zhvillohet në ‘fshatin fantazmë anglez që u mbyll’ në vitin 1943

Një ‘fshat fantazmë’ i evakuuar në dhjetor të vitit 1943 do të organizojë funeralin e tij të fundit ndonjëherë.

Imber është një fshat brenda zonës stërvitore të Ushtrisë Britanike në Salisbury Plain, Wiltshire, Angli.


Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për fshatin që dikur ishte një “komunitet i zhurmshëm”, megjithëse i vogël, i kompletuar me një shkollë, kishë dhe madje edhe pijetore.

Por e gjithë popullsia civile u dëbua në vitin 1943 për të lejuar që trupat amerikane të stërviteshin gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Dhe pas luftës, fshatarët nuk u lejuan të ktheheshin në shtëpitë e tyre.

Ray Nash me babanë e tij, Jim, i cili vdiq kur Ray ishte një vjeç

Në vitet që pasuan, vendi është përdorur nga Ministria e Mbrojtjes për qëllime stërvitore.

Por, më 5 janar, dikush do të përshkojë rrugën dredha-dredha për në Imber – i shoqëruar nga një eskortë ushtrie.

Atje do të jenë edhe 100 dashamirës nga qyteti i afërt i Devizes, të cilët do të mblidhen për t’i thënë lamtumirën e fundit Ray Nash.

Ray, një ish-mekanik u largua nga fshati me nënën e tij pas vdekjes së babait të tij Jim në vitin 1936.

Ai vazhdoi të vizitonte fshatin çdo vit – që kur djali i tij, Kelvin, e mban mend.

Edhe pas largimit nga Imberi, familja Nash bënte vizita vjetore në shtëpinë e tyre të mëparshme

Kelvin i tha Metro.co.uk: “Babai im do të varroset pranë babait të tij Jim, është diçka që ai e donte për një kohë të gjatë”.

“Edhe pse u largua kur ishte i ri, ai gjithmonë kishte një lidhje me Imberin”.

Siç vë në pah mediumi britanik, këto ditë, Imber është i hapur për publikun vetëm disa ditë në vit.

Ndërsa për t’u varrosur atje, njerëzve iu duhet leja e Ministrisë së Mbrojtjes dhe dëshmia se jetonin atje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Kalo në kategori