LAJMI I FUNDIT:

NJË ËNDËRR

NJË ËNDËRR

Poezi nga: Ted Hughes
Përktheu: Fadil Bajraj

Ëndrra jote më e keqe
U bë zhgjëndërr: ajo rënie e ziles në derë –
Nuk ishte rast i thjeshtë në një bilion
Por meteor, drejt teposhtë oxhakut tonë
Me emrin tonë në të.


Jo ëndrrat, pata thënë, por yjet e ujdisura
Zotërojnë një jetë. Një etje e gjithë qenies,
E paepur, sikur gjumashi që thith
Ajrin në mushkëri. Ti është dashur të çosh
Kapakun e arkivolit për një inç.
Në ëndrrën time apo në tënden? Një kuti postare e çuditshme.
E nxore zarfin. Ishte
Letër prej Babait tënd. ‘‘Jam në shtëpi.
A mund të qëndroj me ju?’ Unë s’thashë gjë.
Sa për mua, kërkesa ishte urdhër.

Atëherë radhën e pat Katerdala.
Chartres. Disi arritëm në Chartres.
Për ty nuk ishte hera e parë.
Pak gjë më kujtohet
Përpos kanës së Bretanjes. Ti e pate mbushur
Me gjitha që kishim. Me secilin frang të mbramë.
Ti thoshe se e bëje këtë shkaku i nënës sate.
Ti e pate zbrazur oksigjenin tonë
Në atë kanë. Chartres
(E shpëtova këtë)
Të varej mbi fytyrë, një shall mëndafshi,
Ta kishte nxirë, zbukurimin e shkrumbuar –
Sikur pas ndonjë stuhie zjarri. Posi-murgeshë
Ti përkujdeseshe ndaj atij që dikur kishte qenë yt Atë.

Duke derdhur jetën tonë jashtë asaj kane
Në këtë kafe mëngjesore. Pastaj e bëre
Fërtele, yje të vrazhda,
Dhe ia dhe nënës sate.

‘Ndërsa ty,’ më the, ‘lejen
Për ta mbajtur mend këtë ëndërr. Dhe të mendohesh për të.’