eksperti-banner

Kemi hyrë në orët e fundit që nga mbyllja e konkursit për drejtor të përgjithshëm për RTK-në, konkurs i cili ka ngjallur kureshtjen e shumë faktorëve të interesuar për zhvillimet në mediumin e vetëm publik të Kosovës.

Televizioni Klan Kosova nën drejtimin e gazetarit të njohur Baton Haxhiu, organizoi disa debate lidhur me RTK-në dhe zgjedhjen e të parit të tij. Nuk besoj që është vendi të trajtohet skema programore e Klan Kosovës, por më bënë përshtypje disa nga mendimet e prezantuara si qëndrime paraprake të Bordit të RTK-së, të, z. Rrahman Paqarrizi, kryetar i Bordit të RTK -së.


Ai ndër të tjera tha se: “RTK-së i duhet një profesionist i fushës për drejtor, sesa një menaxher i dëshmuar, por cili nuk ka ndonjë përvojë në media”, qëndrimi u deklarua si i Bordit dhe nuk specifikoj së çka është për Bordin “profesionisti i fushës”. Kryetari i Bordit duke mos qenë “kryetar i mirë", ose person me dije të kufizuara për Ligjin e RTK-së.

Ai bëri shkelje ligjore dhe të parimeve të konkursit, pra ai tregoi se Bordi i RTK-së do ta përzgjedh një profesionist të mirë të mediave për drejtor, duke dërguar shenja negative të shumë të interesuar të tjerë që nuk janë: “profesionist të mirë”, e që nuk do të kenë shansin që të zgjidhen i pari i mediumit të publik të Kosovës.

Edhe mund të jetë i drejt mendimi paraprak i Bordit së RTK-së, së këtij mediumi i duhet një profesionist i medias, me shpresën që nuk do të bëhen “gabime” edhe pse RTK në të kaluarën është sondazhuar si më i besuari dhe më i shikuari në Kosovë. Akoma lajmet sot janë me të besuarat dhe të shikuarat, sidomos ato qendroret.

Kryetari i bordit duhet ta dije se detyrat dhe përgjegjësitë e drejtorit janë të njëllojta si: financat, prokurimin, pronën publike të RTK, a do të dije që të kujdesët për tekniken multimilionshe të RTK-së, a do të dije ai që të komunikoje me stafin në mënyrë demokratike, apo do të “mashtrohet” si i mëparshmi dhe ti hapë pesë xhirollogari dhe shtatë nënxhirollogari, dhe në fund të arsyetohet së unë nuk jam i fushës së ekonomisë dhe përgjegjësi i financave më mashtroi.

Në vazhdim po përmendi vetëm disa nga cilësitë/shkathtësitë që një drejtuesi institucioni duhet ti ketë dhe besoj që me këto cilësi do të zgjidhet i pari i RTK-së, e që ndoshta mund të mos jetë “profesionist i mire” i mediave.

Drejtori i RTK-së duhet të ketë: konsideratë, respekt dhe besim. Përgjithësisht njerëzit reagojnë sipas mënyrës së si ata trajtohen. Nëse ju jepni diçka, padyshim që do të merrni me shume në kthim. Bëji njerëzit të ndjehen të rëndësishëm dhe jepi atyre një sens të vlerave personale që zotërojnë ata.

Drejtori i RTK-së, duhet të jetë mirënjohës dhe shpërblyes. Njerëzit duhet të vlerësohen për sukseset. Jepi mirënjohjen e plotë kur kjo është me vend dhe bëjua të ditur që i vlerësoni ata.

Drejtori i RTK-së, duhet të jetë i gatshëm për përfshirje dhe gatishmëri. Përfshiju në punën e stafit dhe kupto plotësisht vështirësitë dhe pakënaqësitë lidhur me detyrat dhe përgjegjësitë. Ofro një komunikim të hapur dhe inkurajo që ata të marrin pjesë në zgjidhjen e problemeve të tyre.

Drejtori i RTK-së, duhet të jetë i ndershëm dhe ti trajtoi njerëzit si të barabartë. Trajtoi njerëzit me ndershmëri dhe në përputhje me meritën. Jep një trajtim të drejtë dhe zbato sisteme të barabarta motivimi dhe shpërblimi.

Drejtori i RTK-së, duhet që të këtë veprime pozitive mbi një baze individuale. Trajtoi pjesëtaret e stafit si individë. Merru me situatat individuale në baze individuale dhe shmang mënyrën përgjithësuese ose mbuluese të problemeve.

Drejtori i RTK-së, duhet të përqendrohet tek rezultatet përfundimtare. Drejtuesi duhet të përqendrohet me shume në rezultatet përfundimtare dhe arritjet aktuale së sa tek veprimi në përputhje me instruksionet e detajuara të Drejtorit.

Këto cilësi janë të domosdoshme për një drejtor të mirë. Drejtor mund të jetë edhe gazetar i mirë, kameraman, tonist, regjisor, aktor, kompozitor, këngëtar, ekonomist, jurist apo edhe politikan. Pra një person që mëson shpejt dhe për nga natyra është zhvillues.

Mbyllja e këtij konkursi dhe zgjedhja me sukses e të parit të RTK-së, do të dëshmonte, për një seriozitet të shoqërisë dhe mbi të gjitha të atyre që kanë interes të drejtpërdrejt me të.

Jemi lodhur duke paguar 3.5 euro në muaj, krejt në mënyrë të dhunshme, dhe pothuajse mbi gjysma e programit të jetë e mbuluar me sport komercial nga kampionatet e shteteve të ndryshme.

RTK, duhet të jetë i publikut dhe duhet ti përgjigjet publikut, pra me shume dokumentar nacional, me shume emisione debutuese e hulumtuese. Unë e dua një RTK ndryshe!

(ismetmulaj@gmail.com)