LAJMI I FUNDIT:

Një ditë me Njësinë Speciale Intervenuese – heronjtë e Banjskës

Një ditë me Njësinë Speciale Intervenuese – heronjtë e Banjskës

Akronimin më të lavdishëm në historinë e shqiptarëve e ka në prapavijë. E lavdia e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u shërben si motiv në çdo ditë të punës, që për ta shënon një rrezik të ri.

Janë këta pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese (NjSI), që shumë përfolën e mundësia për ti parë është goxha e rrallë.

Jo pse nuk duan por misionet i kanë specifike, dalin në skenë vetëm atëherë kur Republika e Kosovës është përballë ndonjë rreziku të madh.


“Krenaria brenda njësisë është shumë e lartë, këtë punë nuk e bëjmë vetëm si punë por edhe si mision”, ka thënë një pjesëtar tjetër i NjSI-së.

Dukjen nuk e kanë aq të butë, ashtu siç misionet i kanë vetëm me rrezikshmëri ekstremisht të lartë.

I tillë ishte edhe ai i 24 shtatorit, kur ndërhynë për të neutralizuar një grup terrorist në Banjskë.

Shkathtësitë e tyre bënë që të korrin një sukses të plotë, por për ti mirëmbajtur ato trajnimet i kanë të përditshme e shumë të vështira.

Të tilla janë edhe këto që i ka filmuar Televizioni Dukagjini, në poligonin e trajnimeve në Cërnushë të Mitrovicës.

Një grup terrorist supozohet të jetë pozicionuar brenda një kësaj hapësire.

Detyra e efektivëve të Njësisë Speciale Intervenuese është ta neutralizojnë në pak sekonda.

Derisa këta zyrtarë i janë afruar targetit, në malet për rreth u qëndron mbështetja.

Janë këta snajperistët që shkrepjet i kanë milimetrike.

Të tillë e kishin edhe në këtë rast, kur targeti u qëllua nga një distancë e largët.

Shkrepja e tyre 100% efikase, u hapë rrugë efektivëve të tjerë që të bëjnë ndërhyrje të nga afër.

Në pak sekonda pastrojnë gjithçka që është e dyshimtë.

Ndërhyrjet jo gjithmonë i kanë ekipore, andaj këta zyrtarë policorë stërviten edhe për ndërhyrje individuale.

I tillë është edhe ky rast kur ky pjesëtarë policie, identiteti i të cilit mbrohet bënë këto veprime të qitjeve individuale e qëllim ka eliminimin e një terroristi.

Misionet e kësaj njësisë shpeshherë janë top-sekrete andaj edhe janë shumë të kufizuar që të tregojnë detaje të operacioneve të tyre.

“Varet nga vendit, terrenit e rastit. Të gjitha varen nga situatat. Ato ushtrimet e para kanë qenë kur jemi në objekte të brendshme, kur barikadohen terroristët, kur sulmojnë policinë prej ndërtesave ndërsa e dyta që ka qenë në terren është kur jemi në terren të hapur sikur rastet e fundit që po ndodhin në veri”, thotë zyrtari i NjSI-së.

E kur efektivët hasin në pritë.

Reagimin e kanë të menjëhershëm e të perfeksionuar.

Gjuajtja nga autoblinda është kundërpërgjigje për armikun që në këtë rast duhet të jetë me fuqi të fortë të zjarrit.

Pikërisht siç bëhet në këtë rast.

Në ditën kur rreshteri kosovar, Afrim Bunjaku u vra nga terrorist serb të organizuar ishte koha kur këta zyrtarë treguan më së miri aftësitë e tyre.

“Banjska” ishte rasti specifik për këtë njësi. Po të mos ishin trajnimet e tyre të bëra ndër vite edhe nuk mund të kishte suksesin e arrirë.

Kjo për shkak të specifikave që kjo njësi ka, pajisjeve të sofistikuara dhe trajnimet e veçanta.

Detajet nga dita e 24 shtatorit nuk munguan.

“Rreth orës 4:20 njësiti jonë ka arrit në vend të ngjarjes, në vendin ku është vrarë rreshteri, Afrim Bunjaku edhe aty kemi has në një rezistencë të armatosur ku jemi sulmuar nga një pritë e armatosur dhe vlen të theksohet që sulmi ka qenë me armatim të rëndë d.m.th. me predha minahedhësi dhe me zolla mirëpo me sukses e kemi evitu atë sulm, jemi tërhjek me një pikë më të lartë malore duke e përdor mburojë për vete në mënyrë që të mos kemi dëme në njerëz”, thotë zyrtari tjetër i NjSI-së.

Ndonëse arsenali i armëve dhe personave që ata u ballafaquan ishte i madh suksesi ishte maksimal i Njësisë Speciale Intervenuese.

Suksesin nuk e patën vetëm nga distanca.

Konfrontim në Banjskë kishin edhe në afërsi me terroristët.

“Ballafaqimi me ta në distancë të afërta ka qenë gjatë ditës kur është dhënë urdhër që të futet fshati nën kontroll dhe ne kemi fillu të avancojmë në brendësi të fshatit. Aty jemi ballafaqu me grupin terrorist në distance dhe ka pasur ballafaqime të armatosura”.

Nuk dëmtuan monumente fetare, nuk lënduan civil dhe mbi të gjitha të gjithë zyrtarët u kthyer gjallë e krenar.

Njësia Speciale Intervenuese është e trajnuar e përgatitur të intervenoj në operacionet e rrezikshmërisë së lartë apo ekstreme të njohura si operacione anti – terror.

Ata po ashtu ofrojnë përgjigje urgjente ndaj kërcënimeve që rrezikojnë në masë të madhe apo kritike sigurinë e përgjithshme publike.

Ata janë non-stop në gatishmëri.

E festat i kanë të rralla.

“Ne jemi në gjendje gatishmëri 24\7 edhe për neve gati kurrë nuk ka festa. Festa jonë është puna”

Efektivët e Njësisë Speciale Intervenuese “Banjskën” nuk e kishin suksesin e vetëm këtë vit.

Një ndër operacionet më të spikatura ishte arrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it në Zveçan, Llunes dhe arrestimi i të dyshuarit tjetër të njohur si “Rusi”.

Kjo Njësi e Specializuar është krijuar fillimisht në vitin 2007 kur njihej si Ekipi i Parë Intervenues, për të ndërruar më vonë emërtimin në Njësi Speciale Intervenuese, ndërkohë që zyrtarët e kësaj njësie janë elitar dhe numri i tyre mbetët përherë sekret. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori